Nga Evarist Beqiri
Bregdeti shqiptar po ndryshon më shpejt nga sa Shqipëria po mendon për të. Ajo që është humbur nga bregdeti nuk kthehet më mbrapsht.
Masakra urbane që nisi në bregdetin e Durrësit, Golemit dhe Sarandës po shtrihet si model zhvillimi anembanë Shqipërisë.
Spanja e bëri më herët të njëjtin gabim. Në vitet e boom-it turistik, kilometra të tërë bregu u shndërruan në beton, hotele, resorte dhe pallate. Ekonomia u rrit. Vendi u tjetërsua.
Sot ka qytete spanjolle në bregdet ku banorët mezi e njohin më vijën e dikurshme të bregut.
Ne po ecim në të njëjtin shteg. Ende nuk kemi mbërritur në fund, por po i afrohemi.
S’ka më bregdet të virgjër. Ka vetëm bregdet që ende s’e ka gjetur pronarin.
Zhvillimi nuk matet me sasinë e betonit të derdhur. Matet me atë çfarë mbetet pas tij.
Një vend bëhet i çmuar jo vetëm për atë që ndërton, por për atë që refuzon ta ndërtojë.
Nga Velipoja në veri deri te Ksamili në jug, po përsëritet i njëjti skenar. Mendojmë se bregu është një burim që rinovohet. Nuk është. Dëmi aty është i pakthyeshëm.
Një shtet që mendon vetëm për fitimin e sotëm mund të shesë atë që brezat e ardhshëm nuk mund ta blejnë më. Shteti duhet të pyesë sot: çfarë do të gjejnë fëmijët tanë në atë plazh pas tridhjetë vitesh? Rërë të pastër apo ndotje dhe hije betoni?
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.