Disa prej nxënësve më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për të marrë pjesë në SiL English Competition Final, që do të zhvillohet në Oxford, Angli, në dhjetor 2026.
Për këta të rinj, kjo është më shumë se një konkurs. Është një mundësi për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për t’iu afruar një prej qendrave më prestigjioze akademike në botë.
Për t’i mbështetur në këtë rrugëtim, SHAFM dhe Kosova Global Talent Center kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve. Kontributet do të ndihmojnë në mbulimin e materialeve mësimore, tarifave, mentorimit dhe përgatitjes që u nevojiten nxënësve për të konkurruar në një skenë ndërkombëtare.
Organizatorët u bëjnë thirrje veçanërisht familjarëve, miqve dhe komunitetit shqiptar në diasporë që ta mbështesin këtë nismë. Edhe një kontribut i vogël apo thjesht shpërndarja e fushatës mund të bëjë një ndryshim të madh për këta të rinj.
Ju mund të mbeshtesni me një donacion nëpërmjet linkut të fushatës këtu: https://www.zeffy.com/en-US/donation-form/support-kosovos-young-talents-on-their-journey-to-oxford
Çfarë është Olimpiada SiL?
Olimpiada SiL është një garë ndërkombëtare për vlerësimin e aftësive në gjuhën angleze, e zhvilluar nga specialistë të University of Oxford dhe University of Cambridge. E bazuar në Kurrikulën Kombëtare Britanike, ajo vlerëson njohuritë e nxënësve në lexim, gramatikë dhe fjalor.
Përmes kësaj gare, nxënësit mund të matin nivelin e tyre, të identifikojnë pikat e forta dhe fushat ku mund të përmirësohen, ndërsa shkollat marrin të dhëna që mund t’i ndihmojnë në përmirësimin e mësimdhënies së anglishtes. Olimpiada synon të nxisë ekselencën akademike dhe konkurrimin në nivele kombëtare e ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.