Debutim historik i Kosovës në Kampionatin e Golfit, fiton 2:1 ndaj Serbisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Për herë të parë, ekipi kombëtar i golfit në Kosovë u bë pjesë e një kompeticioni të rëndësishëm me pjesmarrjen në European Team Shield Championship – Malta 2026, kampionatin evropian që organizohet nën ombrellën e European Golf Association (EGA).

Debutimi historik u shoqërua edhe me një rezultat të rëndësishëm sportiv ku ekipi i Kosovës mposhti Serbinë me rezultatin 2:1. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Federata e Golfit e Kosovës e cilësoi fitoren si një moment të rëndësishëm për sportin kosovar.

“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha. Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore të rëndësishme! Faleminderit lojtarëve, kapitenit, stafit dhe të gjithë atyre që na mbështetën. Kosova, fuqi rajonale e golfit!

Pavarësisht debutimit historik rrugëtimi i kombëtares së Kosovë u ndrpre nga humbja në finale të grupit B, ku përballë kishin kombëtaren e Shqipërisë!

Federata bëri të ditur se pjesëmarrja e parë historike e Kosovës në këtë kampionat është bërë e mundur falë mbështetjes së sponsorit të artë Sent.dm, si dhe përkrahjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.