Elona Latifi është një nga finalistet e BBC Radio Northampton Make a Difference Awards 2026, në kategorinë “Great Neighbour Award”, një vlerësim që nderon individët që japin kontribut të veçantë në komunitetet e tyre përmes përkushtimit, vullnetarizmit dhe punës sociale.
Ky vlerësim vjen si një njohje për punën shumëvjeçare të Elonës dhe të Albanian Cultural Association, organizatë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e komunitetit shqiptar në Northampton dhe më gjerë. Për Latifin, ky moment nuk është vetëm një arritje personale, por një vlerësim për të gjithë vullnetarët, mbështetësit, partnerët dhe familjet që kanë besuar në misionin e organizatës.
Ndër vite Albanian Cultural Association ka zhvilluar iniciativa që synojnë reduktimin e izolimit social, përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, mbështetjen e familjeve në nevojë, fuqizimin e grave, ndihmën për të moshuarit dhe promovimin e kulturës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky vlerësim nuk më përket vetëm mua; ai i përket çdo vullnetari, mbështetësi, partneri dhe çdo personi që ka besuar në punën e Albanian Cultural Association”, është shprehur Elona Latifi, duke theksuar se çdo aktivitet, çdo bisedë dhe çdo familje e mbështetur ka qenë një kujtesë se kjo punë ka një rëndësi të madhe për komunitetin.
Sipas saj, të qenit pjesë e finalistëve të BBC Radio Northampton Make a Difference Awards 2026 është një nder i madh dhe një motivim i mëtejshëm për të vazhduar punën me përkushtim, integritet dhe dashamirësi në shoqatë, shkollën shqipe e në komunitet.
“Pavarësisht rezultatit në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, të qenit finaliste është një arritje që do ta vlerësoj gjithmonë”, deklaroi ajo.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.