Virtuozi kitarës Petrit Çeku mahnit publikun në Royal Greenwich Guitar Festival

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Lirka Kadriu

Kitaristi i njohur ndërkombëtarisht Petrit Çeku mbajti një koncert të jashtëzakonshëm në kuadër të “Royal Greenwich Guitar Festival”, në Londër mbrëmjen e djeshme duke sjellë para publikut britanik një interpretim artistik të nivelit më të lartë.

I njohur për virtuozitetin, ndjeshmërinë artistike dhe interpretimet e tij të rafinuara, Petrit Çeku ofroi një program që u prit me vlerësim të madh nga publiku, duke konfirmuar edhe një herë vendin e tij ndër emrat më të spikatur të kitarës klasike në skenën ndërkombëtare.

Në koncert ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z.Ilir Kapiti së bashku me përfaqësues të komunitetit diplomatik, artdashës dhe mysafirë të tjerë.

Pjesëmarrja e Petrit Çekut në “Royal Greenwich Guitar Festival” është një tjetër dëshmi e kontributit të artistëve kosovarë në promovimin e kulturës së Kosovës në skenat më prestigjioze ndërkombëtare, duke forcuar urat e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Një mbrëmje magjepsëse, ku çdo tingull i kitarës së Petrit Çekut preku thellësinë e shpirtit dhe çdo notë u shndërrua në një varg emocionesh. “E përjetova performancën e tij me një kënaqësi të rrallë — një udhëtim artistik i paharrueshëm, ku mjeshtëria e jashtëzakonshme dhe ndjeshmëria e hollë u shkrinë në një harmoni të përsosur”.

Falënderoj përzemërsisht Petrit Çekun për performancën e tij të shkëlqyer, si edhe të gjithë të pranishmit që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Mbështetja dhe entuziazmi juaj e bëjnë “Royal Greenwich Guitar Festival” një festë të vërtetë të muzikës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.