“Shqipëria në sytë e Bajronit”, trashëgimia shqiptare përballë publikut londinez

E martë, 17 Nëntor, 2026

Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjitën për herë të parë në skenën e Londrës me produksionin etno-muzikor “Shqipëria në sytë e Bajronit”, një udhëtim artistik që ndërthuri historinë, poezinë, muzikën dhe traditat shqiptare, të frymëzuara nga udhëtimi i Lord Bajronit në Shqipëri.

Mbrëmjen e 6 korrikut, në skenën e Shaw Theatre në Londër, publiku britanik dhe komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ndoqën një shfaqje të veçantë, ku Shqipëria e fillimshekullit XIX u soll përmes vargjeve të Bajronit, historisë së Ali Pashë Tepelenës dhe pasurisë së trashëgimisë popullore shqiptare. Një aktivitet i ideuar dhe realizuar me kujdes nga Ensuida Keputa dhe Alda Muskaj.

Nën drejtimin artistik të Sokol Marsit, trupa e Ansamblit Kombëtar prezantoi një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale, duke sjellë në skenë elemente të ndryshme të kulturës shqiptare, nga Vallja Çame, Vallja Devollite, K’cimi i Tropojës dhe Kabaja e Jugut, deri te interpretimet vokale të Aranit Hoxhës dhe Denisa Gjezos.

Një nga veçoritë e këtij produksioni ishte interpretimi i poetit dhe autorit britanik Robert Wilton në rolin e Lord Bajronit, i cili krijoi një dialog artistik mes poezisë së poetit të madh dhe imazhit të Shqipërisë që ai njohu gjatë udhëtimit të tij në vitet 1809–1811.

Pjesë e programit ishte edhe sfilata e vajzave të grupit “Lodra” me kostume popullore shqiptare, të kuruara me përkushtim në punishten Tradita.al nga Edlira Sula.

Përmes kësaj performance, publiku u rikthye te një Shqipëri ku burrat ishin të lidhur fort me tokën dhe traditat, ndërsa gratë mbanin gjallë familjen dhe komunitetin. Fjalët e Bajronit u ndërthurën me muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale, duke krijuar atë që u përshkrua si një “muze i gjallë” i kulturës shqiptare në skenën londineze.

Realizimi artistik i kësaj vepre u mbështet nga një ekip i gjerë profesionistësh. Në krye të institucionit ishte Drejtori i Përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naçi, ndërsa drejtimi artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore iu besua Sokol Marsit. Koreografia u realizua nga Geni Kastrati, prezantimi i mbrëmjes u moderua nga Suela Demiri, ndërsa roli i Lord Bajronit u interpretua nga autori dhe poeti Robert Wilton. Krahas solistëve Aranit Hoxha dhe Denisa Gjezo, në skenë performuan edhe artistët e ansamblit Flavio, Rei, Mirjami, Katerina, Kejsi, Marjana dhe Enkelejda etj.

Anila Kadija, e pranishme në aktivitet, e cilësoi shfaqjen një përvojë të jashtëzakonshme emocionale, duke vlerësuar forcën artistike të trupës shqiptare dhe mënyrën se si tradita u përcoll për publikun ndërkombëtar.

“Performanca e artistëve të Ansamblit Kombëtar ndriçoi vërtet skenën për herë të parë në Londrën metropolitane. E gjithë trupa artistike na riktheu te traditat tona, duke shfaqur bukurinë dhe diversitetin e kostumeve, valleve dhe këngëve tona”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Produksioni “Shqipëria në sytë e Bajronit” u realizua nga EWD (Empowered Women of Diaspora), në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe institucioneve të tjera, duke u shndërruar në një urë të rëndësishme kulturore mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.