Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” pjesë e “Kulturenfest”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Friedrichshafen, në landin e Baden-Württembergut, vazhdon me përkushtim të ruajë dhe promovojë gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin shqiptar, duke edukuar brezat e rinj me dashurinë për atdheun dhe trashëgiminë kombëtare. Në kuadër të festës tradicionale “Kulturenfest”, shoqata u prezantua me një program të pasur artistik e kulturor, duke sjellë para publikut bukurinë e folklorit, muzikës dhe artit shqiptar. Grupi i vallëzimit interpretoi me shumë sukses “Dasmën e Halilit” dhe vallen e Anamoravës, nën udhëheqjen e mësueses së vallëzimit Fitore Selimi, të cilat u mirëpritën dhe u duartrokitën nga publiku. Grupi i teatrit, me fëmijët shqiptarë, u prezantua me këngë dhe pjesë teatrore nën drejtimin e mësueses Njonza Sheqiri, duke përcjellë vlera edukative e kulturore.

Po ashtu, nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe interpretuan këngën “Jam një lule e Dukagjinit”, nën udhëheqjen e mësueses Hedie Suma, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës amtare dhe identitetit kombëtar. Ky organizim u bë i mundur falë angazhimit të kryetarit të Shoqatës “Iliria”, Arben Bakllava, si dhe të gjithë anëtarëve të Kryesisë, aktivistëve vullnetarë, mësuesve, prindërve dhe bashkatdhetarëve, të cilët me përkushtim mbështesin çdo aktivitet të shoqatës. Një mirënjohje e veçantë u takon mbi 50 vullnetarëve – motrave dhe vëllezërve shqiptarë – të cilët me punën, kohën dhe përkushtimin e tyre përgatitën gatimet tradicionale shqiptare dhe kontribuan në organizimin e kësaj dite festive. Përmes këtij aktiviteti u siguruan mjete financiare që do të shërbejnë për mbështetjen e grupeve të fëmijëve dhe të rinjve, me qëllim që aktivitetet kulturore, artistike dhe arsimore të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Shoqata “Iliria” dëshmon se, falë bashkëpunimit, vullnetarizmit dhe përkushtimit të komunitetit shqiptar në diasporë, është e mundur të ruhen e të kultivohen gjuha shqipe, kultura, traditat dhe identiteti kombëtar, duke ua përcjellë këto vlera brezave të rinj. Pjesëmarrja në “Kulturenfest” ishte një tjetër dëshmi e bukur se komuniteti shqiptar në Friedrichshafen është një pjesë aktive e jetës kulturore të qytetit dhe një ambasador i denjë i kulturës shqiptare në Gjermani.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.