Nesër protestë në Bruksel për Saimir Sulën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Më 5 korrik 2026, në orën 10:00, përpara Parlamentit Evropian në Bruksel, do të mbahet një protestë paqësore për çështjen e Saimir Sulës, një rast që prej vitesh kërkon përgjigje, transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Saimir Sula humbi jetën në vitin 2020 në Spanjë. Pas kthimit të trupit në Shqipëri, familja u përball me një fakt tronditës: mungesën e zemrës. Që prej asaj kohe, familjarët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe hetim të pavarur për çdo veprim të kryer mbi trupin e tij.

Sipas familjes, analiza e ADN-së, e kryer në Belgjikë, ka ngritur pikëpyetje të reja dhe ka forcuar kërkesën për një bashkëpunim të menjëhershëm ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.

Familja dhe organizatorët e protestës shprehen se institucionet shqiptare e kanë zvarritur për rreth gjashtë vjet procesin e verifikimit të ADN-së. Sipas tyre, kur analiza u krye, mostra nuk përmbante më qeliza njerëzore të analizueshme, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e ruajtjes dhe administrimit të provës. Ata vlerësojnë se kjo vonesë mund të ketë dëmtuar mundësinë për të verifikuar plotësisht provat dhe për të zbardhur të vërtetën.

Për këtë arsye, organizatorët i bëjnë një thirrje publike Kryeministrit Edi Rama që të mos heshtë më dhe të angazhohet drejtpërdrejt në këtë çështje. Ata kërkojnë që Kryeministri të zhvillojë një videokonferencë zyrtare me homologun e tij spanjoll, ndërsa Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë të zhvillojë një takim me homologun e tij në Spanjë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe vazhdimin e hetimeve.

Njëkohësisht, organizatorët kërkojnë që rezultatet e analizës së ADN-së të kryer në Belgjikë t’u përcillen zyrtarisht autoriteteve spanjolle, në mënyrë që ato të merren në konsideratë në vijim të procedurave hetimore. Ata kërkojnë gjithashtu që personat që kanë dijeni për rastin, përfshirë mjekun Josep Castella, të dëshmojnë përpara autoriteteve kompetente në përputhje me procedurat ligjore, me qëllim sqarimin e plotë të asaj që ka ndodhur me zemrën e Saimir Sulës

I kërkojmë Kryeministrit Edi Rama të mos heshtë më. 

Të përcjellë zyrtarisht pranë autoriteteve spanjolle rezultatet e analizës së ADN-së së kryer në Belgjikë dhe të kërkojë vazhdimin e bashkëpunimit institucional për zbardhjen e plotë të çështjes së Saimir Sulës. Shqipëria nuk duhet të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës për një qytetar të saj.

Një nga kërkesat kryesore është që mjeku Josep Castella të dëshmojë përpara autoriteteve kompetente se çfarë ka ndodhur me zemrën e qytetarit shqiptar Saimir Sula. Familja dhe mbështetësit kërkojnë që çdo person që ka dijeni mbi rastin të vendoset përpara përgjegjësisë ligjore, në përputhje me procedurat hetimore.

Organizatorët theksojnë se kjo protestë nuk është vetëm për Saimirin, sepse Saimiri nuk kthehet më. Ajo është një thirrje për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar dhe për përgjegjësinë e shtetit ndaj njerëzve të tij, edhe kur ndodhen jashtë kufijve.

Mesazhi i familjarëve është i qartë:

“Saimiri nuk kthehet më. Por e vërteta mund dhe duhet të dalë në dritë. Kjo protestë nuk organizohet vetëm për Saimirin. Ajo organizohet në nder të Shqipërisë, për dinjitetin e shtetit shqiptar dhe për mbrojtjen e çdo qytetari shqiptar.”

“Mos mendoni se vini ne kete proteste për Saimirin. Ju vini në nder të Shqipërisë. Sot është biri im. Nesër mund të jetë i yti.”

“Të kërkosh të vërtetën dhe drejtësi për një qytetar shqiptar nuk është kundër Shqipërisë. Është në nder të Shqipërisë.”

“I kërkojmë Kryeministrit Edi Rama të mos heshtë më. Të dërgojë zyrtarisht rezultatet e analizës së ADN-së pranë autoriteteve spanjolle dhe të kërkojë bashkëpunim të plotë institucional për zbardhjen e kësaj çështjeje.”

“Së pari e vërteta. Pastaj përgjegjësia.”

Protesta synon gjithashtu që çështja e Saimir Sulës të dëgjohet edhe në Parlamentin Evropian, si një rast që prek të drejtat e njeriut, transparencën institucionale dhe detyrimin e shteteve për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Gjithashtu synojne  të sensibilizojnë institucionet evropiane mbi rastin dhe të kërkojnë vëmendje ndërkombëtare për nevojën e një bashkëpunimi të plotë institucional dhe respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës.

Të kërkohet zbardhja e së vërtetës dhe vënia përpara drejtësisë e përgjegjësve për vdekjen e një qytetari shqiptar është në nder të Shqipërisë.

Saimiri nuk kthehet më. Por e vërteta mund dhe duhet të dalë në dritë. Kjo protestë nuk është vetëm për Saimirin; është në nder të Shqipërisë dhe për dinjitetin e çdo qytetari shqiptar. Sot është biri im. Nesër mund të jetë i yti.

Protesta do të zhvillohet më 5 korrik 2026, në orën 10:00, në Place du Luxembourg, përpara Parlamentit Evropian në Bruksel

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.