Komuniteti Shqiptar i Selanikut-“Udhëtim në shpirtin fetar dhe krijues shqiptar”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në datat 20 dhe 21 qershor 2026, Komuniteti Shqiptar i Selanikut zhvilloi një vizitë të veçantë kulturore dhe shpirtërore në dy prej pikave më domethënëse të Shqipërisë veriore: Mrizi i Zanave, simbol i krijimarisë, traditës dhe identitetit kulinar shqiptar, si dhe në Kisha e Shën Ndout, një nga qendrat më të rëndësishme të pelegrinazhit dhe besimit në Shqipëri.
Mes nesh edhe mjaft grekë, miq të emigrantëve shqiptarë.
Kjo vizitë, me temën “Udhëtim në shpirtin fetar dhe krijues shqiptar”, synoi të ndërthurë dy dimensione thelbësore të identitetit tonë kombëtar: besimin dhe krijimtarinë. Nga njëra anë, ndalesa në Kishën e Shën Ndout solli një moment reflektimi, lutjeje dhe lidhjeje me traditën shpirtërore shqiptare, një traditë që ka ditur të mbijetojë ndër shekuj dhe të bashkojë njerëz përtej dallimeve fetare.
Nga ana tjetër, vizita në Mrizi i Zanave shpalosi fuqinë e krijimtarisë shqiptare, ku tradita, kultura e tokës dhe mikpritja ndërthuren në një model modern zhvillimi dhe identiteti. Aty u dëshmua se si vlerat autentike shqiptare mund të kthehen në burim frymëzimi, mirëqenie dhe zhvillimi për gjithë zonën e vendlindjes së Fishtës se madh.
Gjithashtu vizituam dhe u kryen homazhe në Memorialin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, ku na priti me ngrohtësi si gjithmonë drejtori dhe historiani i njohur i mesjetës Paulin Zefi.
Ky udhëtim ishte më shumë se një vizitë; ishte një përjetim i thellë që forcoi lidhjen e anëtarëve të komunitetit me rrënjët e tyre kulturore, shpirtërore dhe kombëtare. Ai rikujtoi se diaspora shqiptare mbetet jo vetëm ruajtëse e identitetit, por edhe urë lidhëse mes traditës dhe së ardhmes.
Në këtë rrugëtim, u rikonfirmua se shpirti shqiptar ushqehet njëkohësisht nga besimi, kultura, puna krijuese dhe dashuria për rrënjët. Këto janë vlera që vazhdojnë të na bashkojnë kudo që ndodhemi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.