“Qytetarët e së tashmes”: nga emigracioni drejt bashkëqytetarisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në ambientet prestigjioze të Pallatit të Guvernatorit në Parma u zhvillua aktiviteti me temë “Qytetarët e së tashmes: nga emigracioni drejt bashkëqytetarisë”, i organizuar nga sipërmarrësi Shpendi Ndreu, njëherazi president i Konsorciumit Kombëtar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, CNA Stranieri Alimentare në Parma.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionesh, drejtues shoqatash, sindikatash, personalitete të kulturës dhe anëtarë të komunitetit shqiptar, për të reflektuar mbi rrugëtimin e emigracionit shqiptar në Itali dhe transformimin e tij në një histori të suksesshme bashkëjetese dhe pjesëmarrjeje qytetare gjatë tri dekadave të fundit. Nën moderimin e Dallëndyshe Arapit, aktiviteti zhvilloi një reflektim të thellë mbi rrugëtimin e komunitetit shqiptar në Itali, nga imazhet e eksodit të viteve ’90 dhe sfidat e para të integrimit deri tek te transformimi i jashtëzakonshëm që ka sjellë koha: sot shqiptarët dhe veçanërisht brezi i dytë janë pjesë aktive e jetës shoqërore, akademike, ekonomike dhe kulturore italiane, duke dëshmuar se identitetet e ndryshme mund të bashkëjetojnë dhe të kontribuojnë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Në fjalën e tij hapëse, organizatori i aktivitetit, Shpendi Ndreu, theksoi se qytetaria nuk kufizohet te një status juridik, por përfaqëson pjesëmarrje aktive në jetën e komunitetit dhe përgjegjësi ndaj së mirës së përbashkët. Ai nënvizoi se pas çdo historie emigracioni fshihen ëndrra, sakrifica dhe dëshira për një të ardhme më të mirë, duke e cilësuar qytetarinë si një angazhim të përditshëm që ndërtohet përmes kontributit dhe përfshirjes së secilit.

Në emër të institucioneve vendore përshëndeti të pranishmit zëvendëskryetari i Bashkisë së Parmës, Lorenzo Lavagetto, i cili nënvizoi se Parma ka qenë dhe mbetet një qytet mikpritës për të gjitha komunitetet. Ai vlerësoi kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të qytetit, duke theksuar se integrimi i vërtetë ndërtohet përmes pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Një kontribut të rëndësishëm solli edhe Anila Berberi, presidente e Lidhjes së Shkollave të Gjuhës Shqipe në Itali, e cila foli për rolin e pazëvendësueshëm të shkollave shqipe në diasporë si hapësira ku fëmijët mësojnë jo vetëm të lexojnë dhe të shkruajnë, por shërbejnë si gurthemeli për të krijuar e forcuar identitetin e fëmijëve dhe përkatësinë e tyre kombëtare se vetëm kështu bëhen qytetarë të civilizuar në një botë të globalizuar.

Ajo nënvizoi se këto shkolla kanë lindur nga nevoja, por vazhdojnë të jetojnë falë dashurisë dhe përkushtimit të mësuesve, prindërve, shoqatave dhe komuniteteve që besojnë se identiteti kulturor nuk duhet të humbasë me kalimin e brezave.

Me një rrëfim të pasur mes përvojash dhe iniciativash, Taulant Hysaj, përfaqësues i shoqatës “AssoAlbania” Piemonte, solli në vëmendje rëndësinë e “bërjes komunitet” si një proces që ndërtohet çdo ditë përmes bashkëpunimit, kulturës dhe pjesëmarrjes aktive. Duke ndarë eksperiencën shumëvjeçare të qendrës kulturore që ai përfaqëson, Hysaj nënvizoi se ruajtja e identitetit dhe forcimi i lidhjeve mes bashkatdhetarëve janë një pasuri për të gjithë shoqërinë. Në këtë kuadër ai veçoi paradën tradicionale “Rrënjë e Zemrës”, e cila organizohet çdo vit në Asti dhe është kthyer në një festë të madhe të shqiptarëve në Itali, një urë mes traditës dhe së ardhmes, që bashkon breza të ndryshëm nën krenarinë e rrënjëve të tyre.

Ndër relatorët ishte edhe një studiuese e re 27-vjeçare, Anisa Bica, kërkuese shkencore në fushën e Inxhinierisë së Mjedisit pranë Universitetit të Trentos, e cila përfaqëson një shembull të shkëlqyer të brezit të ri të shqiptarëve të formuar mes dy vendeve. Rruga e saj akademike, e ndërtuar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, dëshmon se shkëmbimi i përvojave dhe njohurive mes dy kulturave përbën një vlerë të shtuar për shoqërinë dhe botën akademike.

Më pas përshëndeti të pranishmit Haki Maze, kryetar i Shoqatës “Shqiponja” në Reggio Emilia, i cili theksoi rëndësinë e bashkimit të të gjitha energjive dhe kapaciteteve të komunitetit shqiptar për të bërë më të mirën për njëri-tjetrin dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Nuk ishte rastësi që përfaqësuesi i Reggio Emilias solli mesazhin e bashkimit. Qyteti emilian konsiderohet si “djepi i Flamurit trengjyrësh Italian”, dhe pikërisht në sallën historike ku lind flamuri kombëtar italian, është valëvitur edhe flamuri ynë shqiptar, një simbol që edhe sot mishëron vlerat e unitetit, pjesëmarrjes dhe përkatësisë, vlera që përkojnë plotësisht me frymën e takimit.

Një nga momentet më frymëzuese të aktivitetit ishte ndërhyrja e shkrimtares dhe promovueses së kulturës Vojsava Çaushaj, e cila ndau me të pranishmit reflektime mbi rëndësinë e dialogut, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe harmonike. Ajo nënvizoi veçanërisht rolin e artit dhe kulturës si ura që afrojnë njerëzit dhe popujt, duke kapërcyer dallimet dhe duke krijuar hapësira të reja mirëkuptimi. Në kuadër të këtij takimi u prezantuan edhe dy veprat e saj letrare, “Oltre” dhe “Përralla e një fluture të bardhë”, të cilat u mirëpritën me interes nga publiku i pranishëm.

Aktiviteti u mbyll me një mesazh të qartë dhe frymëzues: sot nuk flasim më vetëm për emigracionin, por për bashkëqytetarinë. Dhe qytetarët e së tashmes janë ata që, pavarësisht origjinës së tyre, kontribuojnë çdo ditë për një shoqëri më të fortë, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.