Protesta s’është kundër zhvillimit, aq më tepër jo kundër investimeve Amerikane

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Jola Bejkollari – New York

Të hedhësh valle në New York apo të protestosh për të rinjtë që kërkojnë një mundësi për të mos u larguar nga vendi?

Kjo pyetje e ndan kulturën nga përgjegjësia dhe unë besoj te përgjegjësia.

Të kërkosh më të mirën e vendit tënd është përgjegjësi për këdo që jeton në Shqipëri dhe jashtë saj.

Shoqatat shqiptare në New York (lista do të dalë shumë e gjatë) nuk ishin në protestën pranë Konsullatës në NY (përveç disa individëve) dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë.

Ju të dashur shqiptarë keni mundësi, keni shkolla më të mira për fëmijët tuaj, keni spitale më të mira, por keni edhe gjak shqiptar. Dhe kur atdheu thërret, ka qenë zakoni ynë t’i qëndrojmë afër.

Bashkoni shoqatat tuaja dhe njerëzit tuaj, dhe le ta çojmë energjinë e diasporës me ekspertizën që kemi, që atdheu ynë të jetë një vend ku edhe fëmijët tanë, nëse duan, të mund të kthehen dhe të jetojnë me dinjitet.

Një fakt është që, kryesisht individët që janë angazhuar në shoqata të ndryshme janë nga trevat shqiptare, por shqiptari e ka pas zakon ti dilte në krah vëllaut, mikut dhe bukën ta ndante. 

Nëse nuk ju interesojnë problematikat që vijnë nga Shqipëria, atëherë të paktën mos e përdorni diasporën vetëm për ceremoni.

Mos u çudisni nesër, duke u larguar nga realiteti, ndiheni të huaj edhe kur ktheheni në anët nga keni origjinën.

Ju e dini ku më gjeni nëse keni nevojë për qartësi. Kjo protestë nuk është aspak kundër zhvillimit dhe aq më tepër jo kundër investimeve Amerikane, por në mbështetje dhe ruajtjen e mjedisit, mungesën e transparencës, mungesës së spitaleve, mbajtjen e mjekëve dhe infermierëve në vend, arsimit cilësor, një ekonomie më të përballueshme për shqiptarët, mos shitjes së vendit, kundër korrupsionit, etj. 

Diaspora është pro zhvillimit me standarde kushtetuese e transparente, jo projekteve që shkatërrojnë natyrën apo anashkalojnë ligjin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.