Shoqata Shqiptare “Shën Nëna Terezë” në Göppingen vijon të japë kontributin e saj në promovimin e paqes, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërkulturor në Gjermani. Edhe këtë vit, shoqata ishte pjesë e Marshit të Paqes dhe aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Festës së Paqes” në qytetin e Göppingenit.
Përfaqësuesit e shoqatës morën pjesë së bashku me komunitete të ndryshme, duke përcjellë mesazhe tolerance, respekti dhe solidariteti mes popujve. Në aktivitet u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet kulturave dhe feve të ndryshme në një shoqëri multikulturore.
Shoqata “Shën Nëna Terezë” u vlerësua për angazhimin e saj të vazhdueshëm në jetën komunitare të qytetit, si dhe për mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqëson komunitetin shqiptar në Göppingen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.