SHBA/ “Fondi Humanitar Trieshi”, një dekadë humanizëm dhe përkushtim

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Gjyla Halili

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, “Fondi Humanitar Trieshi” – SHBA do të organizojë një Mbrëmje Solemne Jubilare më 19 qershor 2026, në orën 7:00 të mbrëmjes, në Kishën e Shën Palit në Rochester Hills, Michigan.

Ky aktivitet i veçantë do të shërbejë si fillimi i fushatës për grumbullimin e fondeve, të cilat do të përdoren për përmbushjen e nevojave humanitare në vendlindje. Në mbrëmje pritet të marrin pjesë personalitete të njohura të komunitetit shqiptar, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptaro-amerikane në shtetin e Michiganit.

Atmosfera festive do të pasurohet nga interpretimet e këngëtarëve të njohur të komunitetit shqiptar, Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Fran Lucaj dhe Marjan Micakaj. Mysafir special i mbrëmjes do të jetë artisti i mirënjohur Nikollë Nikprelaj, i cilësuar si një nga zërat më përfaqësues të Malësisë dhe të kombit shqiptar.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja në këtë mbrëmje është jo vetëm një nderim për punën dhjetëvjeçare të fondit, por edhe një mbështetje konkrete për vazhdimin e misionit humanitar dhe bamirës të organizatës.

Mbrëmja festive organizohet nga bordet e “Fondit Humanitar Trieshi” në Nju Jork dhe Detroit, të cilat prej vitesh kontribuojnë në realizimin e projekteve humanitare në ndihmë të komunitetit dhe vendlindjes.

Për informata shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë:
Pjetër Lucaj, arkatar i “FHT”-së – 914-557-4864
Nua Nikollaj, kryetar i bordit për Miçigan i “FHT”-së– 586-604-3577
Mirë se vini!
Gjon Gjokaj
Kryetar i “Fondit Humanitar Trieshi” – SHBA

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.