Francë/ Shqiptarët në Lion organizojnë protestë më 10 qershor

E martë, 17 Nëntor, 2026

 Lëvizja e diasporës shqiptare po zgjerohet me shpejtësi. Pas mobilizimeve në disa qendra europiane, dhe protestës së Parisit të dielën që lamë pas, komuniteti shqiptar në Francë ka shpallur organizimin e një proteste masive në qytetin e Lionit, e planifikuar për ditën e mërkurë, 10 qershor.

Nën thirrjen “Shkëndija e protestës përhapet në diasporë”, organizatorët synojnë të artikulojnë shqetësimet e komunitetit lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Mesazhet kryesore të tubimit, të pasqyruara edhe në pankartat e protestuesve, përfshijnë kërkesa për mbrojtjen e pasurive natyrore, si në rastin e zonës “Vjosa-Nartë”, kundërshtimin ndaj tjetërsimit të pasurive kombëtare (“L’Albanie n’est pas à vendre”), si dhe mbështetje për nismat qytetare si “Revolucioni Flamingo”.

Detajet e organizimit:

  • Data: E mërkurë, 10 qershor 2026

  • Ora: 18:00

  • Vendndodhja: Place Bellecour, Lion

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.