Letër drejtuar “personave me influencë”

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Letër drejtuar “personave me influencë”

Kërkoj vëmendjen e të gjithëve se ka kaq shumë për të folur, ka kaq shumë për të treguar, saqë fjalët rrjedhin vetë.

Është shumë e çuditshme, por dhe aq e vërtetë, që këta pseudo-vipat tanë të dashur, këta pseudo-biznesmenë, këta pseudo-këngëtarë, pseudo-aktorë, pseudo-producentë, këta pseudo-avokatë, gjykatës (sidomos ai i popullit që mesa duket po fshihet), drejtorë, media, njerëz me pozitë apo influencer vazhdojnë akoma të heshtin, të mos reagojnë, të mos çohen të flasin, të mbështesin një nga protestat më të bukura në botë për herë të parë.

Ku të gjithë ne jemi ngritur se na ka lodhur realiteti e për herë të parë jemi mbledhur të gjithë bashkë më shumë se kurrë, pasi na kanë lodhur politikat përçarëse, na kanë lodhur të na shfrytëzojnë, të na shkelin, ulin, të mos na dëgjojnë apo siç e kanë zakon të na përçajnë me njëri-tjetrin.

Jemi zgjuar jemi ne, që nuk po pranojmë më të luajnë me ne, apo me të ardhmen tonë.

Po i themi boll më, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por vazhdojmë me thelbin, më thoni arsye, a keni arsye? Të mundohemi të ju kuptojmë se ndoshta keni arsye të fortë të mos ngrini zërin për vendin tuaj?

Thjesht dua ta kuptoj, se po mundohem pafund që t’i jap përgjigje kësaj pyetje, por asnjë përgjigje nuk po më vjen e qartë në mendje.

Çfarë ju bën të mos flisni për vendin tuaj, për të ardhmen e fëmijëve, mbesave, nipërve tuaj, për gjyshërit tuaj, për familjarët tuaj.

A keni gjak, ndjenja, zë, forcë për të folur, tru për të kuptuar dhe logjikuar se sa i rëndë është realiteti, që në qoftë se nuk reagojmë do na vrasë ndërgjegjja tërë jetën.

Çfarë keni? Apo po nuk pati përfitim nuk reagoni? Atëherë kjo tregon se lidhjet tuaja me politikën vendase dhe të huaj për të përçarë këto troje është dhe ka qenë i madh. Dhe kjo ka qenë luftë e fshehur që falë ndikimit tuaj ju e keni bërë më të thjeshtë, por harruat diçka….
….forcën, forcën e të rinjve, të motivuar, sy patrembur, rinisë që nuk mund ta mposhtni kollaj, që mund të përmbysë jo një qeveri, por një koalicion qeverie dhe më shumë.

A e dini që në momentin që nuk reagoni ju jeni palë me shkatërruesit e vërtetë të zhdukjes së identitetit tonë kombëtar.

Nuk arrij ta kuptoj si mund ta quani veten shqiptarë, në çfarë pjese e quani veten se jeni shqiptarë vetëm se ju kemi ngritur ne si idhuj, apo thjesht se keni lindur në Shqipëri mjafton, për të tjerat nuk është se ju bëhet vonë, se të tjerat nuk ju japin të ardhura.

Ndikimi juaj ku është dhe jeni po prapë ju që e shfrytëzoni pozitën, postin, famën ndaj problematikave të ndryshme botërore dhe për vendin nga vini nuk keni dëshirë të bëni asgjë. Ju vjen vërtet keq për të huajin, por jo për ajrin, natyrën, klimën, vendin, shtëpitë tuaja, miqtë, familjarët, të njohurit që jetojnë në vendin e quajtur Shqipëri.

“Kjo është sa për të qarë dhe qeshur, sepse duhet të ju vijë vërtet zor prej vetes.”

Madje kur e bëni e bëni për ca minuta thjesht për të marrë ca klikime e vazhdoni jetën normale, pse kështu e mbështesni rininë apo këdo që po lufton për vendin e tij dhe po silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë, si mendoni e thoni dhe unë jam pjesë dhe e bëni i/e detyruar, nga shkrimet, fjalët të njerëzve rreth jush. Dhe po bëj i thoni trurit po bëj diçka sa për të mos thënë se nuk kam bërë asgjë, por jo udhëheqje nga forca e shpirtit, jo se e ndjeni, jo se e doni këtë gjë, jo se ju mbushen sytë me lot kur shikoni që ka ditë që mijëra, miliona njerëz kudo nëpër botë po ngrenë zërin, herë të lodhur, herë pa ngrënë, herë të demotivuar, herë të pikëlluar, herë të mashtruar nga ky realitet. Si ja u thotë logjika, kur të ju prekë personalisht do reagoni, si e mendoni kush jam unë të ngre zërin për probleme madhore, që nuk dihet fundi. A keni frikë, po gjumi ju zë rehat natën, ah se harrova ndërgjegjien si e keni, nuk ju rëndon ndopak?

Realisht përtej së gjithave është për të ardhur keq, reflektoni dhe do më besoni.

Mendoni vetëm pak çaste çfarë dreqin po bëni?

Ky shkrim ka qëllim ndërgjegjësimin, reflektimin tuaj, zgjimin, jo përbuzjen, apo ofendimin.

Si ka mundësinë mund të ju zërë gjumi natën, kur mijëra, miliona, po luftojnë të jetojnë në vendin e tyre të barabartë me veten, natyrën dhe çdo gjë. Po krihet ajo pakicë e huaj që ka ardhur për pushime ose për të punuar dhe ju vazhdoni normalitetin drekave, darkave, apo kafeve, monotoninë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Kur të parët tanë dhanë shpirtin për këtë vend, nuk e dhanë, që ne ta marrim si lojë dhe ta shkatërrojmë.

Jemi populli më i vjetër në botë si nga historia, po ashtu dhe nga prejardhja, madje luftuan, vdiqën atdhetarët tanë, disa pa të ardhura, disa pa rroba, disa pa një varr që dhe sot kërkohet por nuk gjendet, pse, sepse para vetes së tyre ishte kombi…dhe na dhanë vetëm një detyrë:
Mbajeni këtë vend ta magjishëm dhe kurrë mos e lëshoni…duajeni veten dhe atdheun…! Dhe ne po e bëjmë çdo ditë, kudo në çdo kohë.

Jo që politika me aktet e tyre absurde të na bëjnë të humbasim vlerat dhe identitetin tonë kombëtar.

Dhe ju fare si mund të heshtni, të mos reagoni, të mos çoheni, si mund ta mposhtni forcën që pushton në zemër për të folur e reaguar se interesat personale janë më të rëndësishme se sa ato atdhetare.

Duhet të ju vijë turp që e keni mundësinë të bëni diçka për veten, për këdo që po lufton me dhimbje, me forcë për një ndryshim që në fund të ditës mbrojnë të ardhmen e familjes, të ardhmen e një vendi që shumë ranë dëshmorë, që ne ta gëzojmë me njëri-tjetrin dhe shijojmë dhe të themi me krenari që jemi shqiptarë. Është e çuditshme na i vlerëson bota, gjërat që ne kemi, që kushdo që ka shkuar jashtë ka parë që toka jonë është e bekuar i ka të gjitha që krejt bota si ka. Por sakrifica e prindërve, gjyshërve, mësuesve, profesorëve, të shkojë dëm dhe ne tokat që mezi i kemi t’ja u lëmë gati të tjerëve, pa e pasur fare pikë problemi. Po mirë kot për kuriozitet ku do t’i bëjnë pushimet fëmijët tuaj, ku tek vaska e dushit se çdo gjë do jetë e zënë në tokë private dhe çdo gjë do bëhet monopol, pra qenka fiks logjika për disa të ardhura shumica prej jush shesin veten dhe se u shit dhe toka për disa të ardhura s’përbën problem, ka plot të tjera është investim që i themi jo!

Zgjohuni o njerëz me tru, vizion, lani pak fytyrën, pini pak ujë dhe hapni sytë, mos shikoni realitetin me sytë e politikanëve që duan ta zhdukin racën tonë të pastër ariane!

E di që do ketë reagime të tipit por ju që shkruani çfarë po bëni për vendin tend, etj, etj.

Çdo ditë, në çdolloj mënyre afër apo larg përpiqemi në maksimum të japim më të mirën tonë si individ, shoqëri, duke mos e lënë këtë gjë që të ndodhë.

Në qoftë se kushdo ve interesat personale para kombit dijeni që nuk keni lidhje me fjalën shqiptarë, ju lutem mos thoni që jeni shqiptarë….se realisht nuk jeni dhe nuk keni për të qenë ndonjëherë!

Dhe sa për protestat kudo qofshi nga veri në jug, i vogël apo i madh, me punë, pa punë, me profesion, pa profesion, kushdo qofshi zoti ju bekoftë na keni bërë krenar jemi me shpirt dhe zemër dhe pse larg si shumica e emigrantëve, prapëseprapë si ju dhe ne e ngremë dhe do e ngremë zërin, sepse është diçka që na prek të gjithëve.

Zoti ju bekoftë, mos u dorëzoni, luftoni, sepse ju jeni e ardhmja e vërtetë e këtij vendi që mban emrin më të bukur në botë Shqipëri. Dhe në fund me vuajtje, me lodhje të gjithë do ja dalim.

Mos u dorëzoni!!!!

Ju faleminderit për leximin dhe vëmendjen, dhe ca fjalë të fundit për ju personazhet publike, për ju personat me influencë uroj në fund të ditës të mos e humbni dhe identitetin e të mos dini nga vini, ose merrni ndonjë nacionalitet tjetër se ndoshta aty se keni frikë të reagoni dhe kështu fundja largohuni fare se nuk na duheni!

Dhe sa për ju zoti K.M budallallëku nuk ka brirë, por të arrijë njeri akoma të besojë budallallëkun e tij është e tepërt ndaj nuk ma lejon etika të ju ofendoj dhe pse thellë thellë e meriton se prej jush ne po dalim po protestojmë në tokë të huaj. Ndërgjegjësohuni gjithashtu sa jeni në kohë, sepse kësaj here situata të ka dalë jashtë kontrollit ndaj dëgjojeni popullin, jo vetëm të marrësh votat po dëgjoji dhe më e ndershmja ik si burrë, të paktën do i bësh një të mirë vendit tënd.

Dorëzohu pasi keqmenaxhimi juaj na nxori në fazë, në qoftë se ju se keni problem për shitjen e trojeve se kështu mund të fitoni aleancë të jashtë, mbështetje, financa, a futje në Bashkimin Evropian, dije që si duan fare.

Jemi më mirë vetëm!

Ulu fol me veten dhe reago para se të jetë vonë se situata ka kohë të ka dalë jashtë kontrollit.

E rëndë, por do ju zgjojë më besoni, kush do e kuptojë dhe do socializohet dhe do ndryshojë do e nis nga vetja, pastaj do e shpalosë tek masa.

Bekime për të gjithë!

Shënim i redaksisë: Kjo letër ka mbërritur në redaksinë e “Diaspora Shqiptare” nga një emigrant shqiptar që ka zgjedhur të mbetet anonim, pasi sipas tij më e rëndësishme se emri është mesazhi që përcjell.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.