Një protestë në mbështetje dhe solidaritet me tubimet që po zhvillohen në Shqipëri është mbajtur edhe në Berlin, ku shqiptarë të diasporës janë mbledhur për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të përcjellë mesazhe politike e qytetare.
Protestuesit u shprehën se pas 35 vitesh tranzicion, është koha për t’i thënë “mjaft” një modeli qeverisjeje që, sipas tyre, ka cenuar pasuritë kombëtare dhe interesin publik, duke vepruar shpesh me arrogancë dhe pa dëgjuar qytetarët.
“Sot jemi mbledhur këtu duke u bërë një me zërin e shqiptarëve në atdhe,” u shpreh një nga protestuesit gjatë tubimit në kryeqytetin gjerman.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.