“Nuk jeni vetëm”, shqiptarët protestë para ambasadës në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ashtu siç ishte paralajmëruar, gjatë ditës së sotme u zhvillua protesta e shqiptarëve përpara Ambasadës Shqiptare në Londër, në solidaritet me protestat qytetare që po mbahen në Shqipëri.
Pjesëmarrësit përcollën mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti nga diaspora shqiptare, duke theksuar se reagimet nuk do të kufizohen vetëm në Britaninë e Madhe. “Nga Londra në Berlin, nga Parisi në New York, nga Roma në Gjenevë. Sot e nesër ka protesta në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë. Nuk jeni vetëm”, ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve.
Gjatë protestës u mbajtën pankarta dhe u bënë thirrje për reagim qytetar, ndërsa organizatorët deklaruan se mobilizimi i diasporës do të vijojë edhe në ditët në vijim.
Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar një tjetër protestë, e cila pritet të nisë në orën 11:00.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.