Mediat italiane nuk pasqyrojne protestat për shkak të lidhjeve Rama–Meloni

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gazeta “La Repubblica” ka pasqyruar protestën e mbajtur nga qytetarë shqiptarë dhe aktivistë ambientalistë sot në Firence, kundër projektit për ndërtimin e një mega-resorti në zonën natyrore të Sazanit.

Rreth 450 protestues dolën në shesh, duke kundërshtuar projektin që parashikon ndërtimin e një strukture turistike me rreth 10 mijë dhoma në ishullin e Sazanit, një zonë e mbrojtur natyrore në Shqipëri.

Protestuesit e kanë cilësuar projektin si një “ecomostro” dhe kanë ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor që ai mund të shkaktojë në ekosistemin e ishullit.

Në deklaratat e tyre, disa pjesëmarrës kanë theksuar se në mediat italiane çështja është trajtuar pak, duke aluduar se kjo lidhet edhe me marrëdhëniet politike mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Protesta në Firence i bashkohet një sërë reagimesh që kanë nisur të shfaqen ndaj projektit të propozuar në zonën e Sazanit, i cili mbetet ende në fazë diskutimi publik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.