Arbëreshët e Kalabrisë në Karnavalet e Korçës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Arbëreshët e Kalabrisë u bënë për herë të parë pjesë e Festivalit të Karnavaleve të Korçës, në një paradë festive të mbajtur sot paradite në qytetin juglindor.

Nisma u realizua në bashkëpunim mes Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), Bashkisë së Korçës dhe Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit të qytetit, duke sjellë në festival shoqatën “Pro Loco Sandemetrese” nga Shën Mitri i Kalabrisë.

Pjesëmarrja e arbëreshëve u konsiderua një moment i veçantë i ndërthurjes kulturore, duke sjellë në skenën e karnavaleve elemente të traditës arbëreshe dhe duke forcuar lidhjet historike mes komuniteteve shqiptare në Shqipëri dhe Itali.

Paradës i dha një atmosferë të veçantë ngjyrash, kostumesh dhe simbolikash tradicionale, duke u shndërruar në një nga momentet më të veçanta të edicionit të këtij viti të Karnavaleve të Korçës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.