Albanian Book Lover feston 5-vjetorin në Royal Balet & Opera House në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Te mbash gjallë kulturën e leximit në shekullin XXI shpesh duket si një përpjekje që shkon kundër ritmit të kohës. Në epokën digjitale, të sunduar nga shpejtësia, fragmentimi i vëmendjes dhe rrjedha e pandalshme e informacionit, leximi i një libri kërkon një lloj disipline të rrallë: qetësi, përqendrim dhe kohë të cilat sot po bëhen gjithnjë e më të pakta. Libri, më shumë se kurrë, nuk është thjesht një objekt kulturor, por një hapësirë rezistence ndaj zhurmës së përditshmërisë.

Megjithatë, prej pesë vitesh në Londër, një nismë e lindur nga ideja dhe përkushtimi i gazetares dhe mësueses së gjuhës shqipe Anila Kadija, ka arritur të krijojë pikërisht këtë hapësirë të munguar: një komunitet lexuesish që mblidhen jo vetëm për të lexuar, por për të biseduar, reflektuar dhe ndarë përvojën e librit si një udhëtim i përbashkët kulturor.

“Albanian Book Lovers Culture Club”, festoi 5-vjetorin e tij në një nga hapësirat më prestigjioze kulturore të Londrës, në Royal Balet & Opera House në Londër me baletin “La Fille mal gardè”.

Klubi u themelua më 5 qershor 2021 me synimin jo vetëm të përhapjes së jehonës së autorëve të çdo vendi, por edhe për të stimuluar edhe organizime të veçanta jashtë Mbretërisë së Bashkuar për një njohje më të afërt të dinamikës letrare në të gjithë botën. Si edhe bën të mundur fuqizimin e lidhjeve femërore në udhëtime turistike me sfond njohës letrar dhe historik.

E veçanta e këtyre takimeve është shkëmbimi i librave si në një bibliotekë të hapur, diskutimi i librave vetëm në shqip, fuqizimi personal përmes udhëtimeve nëpër botë së bashku, panaireve të librave, njohja vendeve me potencial historik letrar.

Tani, ka shumë bashkëpunime në shkallë më të gjerë të organizuara nga ky klub, përfshirë “Pena Që Lëvron Jetë” nga 2024 në bashkëpunim me BACA-n, shoqatën e artistëve dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës.

Këtë vit, në shtator, pas dy organizimeve  shumë të suksesshme me autoren Nexhmije Hasani, gazetaren Valbona Luta dhe autorin  Durim Taçi, do të organizohet për herë të tretë radhazi një takim i veçantë promovues, me një autore shqiptare e kalibrit të lartë ndërkombëtar, të cilin po e lëmë si surprizë.

Duke fuqizuar gratë përmes librave edhe në udhëtimin simotër në Irlandë, Dublin dhe Itali, Parma ky klub ka zgjeruar degët e tij në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre pesë viteve.

Klubi  nuk e përqendron aktivitetin e tij në asnjë formë kërkese monetare, por vetëm në një veprimtari të pavarur, vullnetare – misionare për gjuhën shqipe dhe fuqizimin e profilit femëror në Angli përmes librave duke krijuar një projek libri – biblioteka  shqip edhe për brezat.

Takimet bëhen në ambiente të ndryshme me potecial kulturor – letrar ku edhe si pikëmbështetje kanë një nga ambientet në Royal Academy of Music, Londër.

Ky nuk është thjesht një klub libri, por një laborator i gjallë i kulturës shqiptare në diasporë, ku fjala e shkruar kthehet në dialog, identitet dhe lidhje shoqërore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.