Shqiptarët në dhjetëra qytete të Europës dhe Amerikës së Veriut pritet të dalin në protestë gjatë fundjavës. Një mobilizim i madh i diasporës që po zhvillohet paralelisht me reagimet qytetare në Shqipëri kundër projekteve të debatueshme në zonat e mbrojtura dhe politikave që, sipas organizatorëve, po rrezikojnë mjedisin, pronën publike dhe interesin e komuniteteve lokale.
Nga Athina në Londër, nga Milano në Nju Jork, nga Gjeneva në Toronto e deri në Vjenë, mijëra shqiptarë zbresin nesër e në ditët në vijim në manifestime paqësore solidariteti, duke e shndërruar kauzën e nisur në mbrojtje të Pishë Poro-Nartës dhe zonave të tjera të kontestuara në një lëvizje me jehonë ndërkombëtare.
Organizatorët thonë se synimi i protestave është të tërheqin vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe të mbështesin qytetarët që prej javësh protestojnë në terren.
Mobilizimi i diasporës shkon paralelisht me protestat në Shqipëri të cilat çdo ditë po fitojnë mbështetje më të gjerë qytetare dhe po artikulojnë gjithnjë e më qartë kundërshtimin ndaj projekteve që konsiderohen të dëmshme për mjedisin dhe interesin publik.
Në këtë kuadër, protesta të koordinuara janë njoftuar në disa prej qendrave më të mëdha ku jetojnë komunitete shqiptare, duke e kthyer fundjavën e 6 dhe 7 qershorit në një demonstrim të gjerë solidariteti mbarëshqiptar.
Protesta të konfirmuara:
Athinë, Greqi
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 18:00
Vendi: Sheshi Syntagma, Athinë
Protesta organizohet nga “Nisma e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidarëve” në Greqi me thirrjen: “Jo grabitjes së tokës sonë! Kjo tokë i përket popullit të saj!”.
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 11:00
Vendi: Përpara Ambasadës së Shqipërisë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Data: E diel, 7 qershor 2026
Ora: 11:00
Vendi: Përpara Ambasadës së Shqipëris
Firence, Itali
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 10:30
Vendi: Piazza della Signoria
Milano, Itali
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 10:00 – 13:00
Vendi: Piazza Mercanti
Torino, Itali
Data: E diel, 7 qershor 2026
Ora: 18:00
Vendi: Piazza Vittorio Veneto

Nju Jork, SHBA
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 14:00
Vendi: Konsullata Shqiptare, 320 E 79th St, New York

Vjenë, Austri
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 16:00
Vendi: Hochstrahlbrunnen Platz
Graz, Austri
Detajet do të publikohen nga organizatorët lokalë
Linz, Austri
Detajet do të publikohen nga organizatorët lokalë
Montreal, Kanada
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 11:00
Vendi: Pranë stacionit Metro Monk, tek busti i Nënë Terezës
Toronto, Kanada
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 18:00
Vendi: Sankofa Square
Gjenevë, Zvicër
Data: E shtunë, 6 qershor 2026
Ora: 18:00 – 21:00
Vendi: Përpara selisë së Kombeve të Bashkuara, Avenue de la Paix 14
Pjesëmarrësit do të protestojnë me moton “Zëri ynë, forca jonë!”, duke kërkuar drejtësi, liri dhe dinjitet për qytetarët shqiptarë.

Hagë, Hollandë
Data: E diel, 7 qershor 2026
Ora: 16:00
Vendi: Përpara Ambasadës së Shqipërisë







Boston, SHBA