Enea Mekolli është efektivi i forcave “Shqiponja” i cili ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të premteje gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në Maliq.
Viktima mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me 43-vjeçarin Violand Braçellari, person i shpallur në kërkim nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kishin lokalizuar të kërkuarin të fshehur në një stan në zonën malore të njësisë administrative Lozhan dhe kishin ndërmarrë një operacion për kapjen e tij.
Efektivët i kanë bërë thirrje Braçellarit të dorëzohej, por ai nuk iu bind urdhrit dhe hapi zjarr në drejtim të policisë. Nga përplasja me armë mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos edhe një tjetër punonjës policie, Edison Adri.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe vetë autori, i cili më pas u neutralizua dhe u vu në pranga nga policia.
Efektivi i plagosur është transportuar drejt Spitalit të Traumës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në periferi të Maliqit, në një zonë të thellë malore, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.