Nga Soni Memoci
Shqiptarët në diasporë po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se janë pjesë aktive dhe e respektuar e profesioneve elitare në Evropë. Një ndër këto emra është edhe ai i avokates dhe juristes shqiptare në Bruksel, Denajda Bajraktari, e cila është botuar për herë të dytë në prestigjiozen “DAOR” (“Revue internationale du droit des affaires / Internationaal tijdschrift voor ondernemingsrecht”), një nga revistat më të njohura juridike në Belgjikë dhe në fushën evropiane të së drejtës së biznesit.
Botimi i fundit i revistës trajton çështje të rëndësishme që lidhen me përgjegjësinë e administratorëve të kompanive, të drejtën tregtare dhe zhvillimet moderne juridike në Evropë. Artikujt janë përgatitur nga profesorë universitarë, juristë, studiues dhe avokatë me reputacion të lartë profesional në Belgjikë dhe më gjerë.
Në mesin e këtyre profesionistëve figuron edhe Denajda Bajraktari — një avokate shqiptare që ushtron profesionin në Bruksel dhe që prej vitesh angazhohet në fushën e së drejtës së biznesit dhe çështjeve juridike ndërkombëtare. Përfshirja e saj në një revistë të këtij niveli konsiderohet një vlerësim i rëndësishëm profesional dhe akademik.
Për komunitetin shqiptar, arritje të tilla kanë një domethënie të veçantë. Shpesh flitet për suksesin e shqiptarëve në sport, art apo biznes, por më rrallë për shqiptarët që arrijnë të afirmohen në profesionet juridike dhe akademike në zemër të institucioneve evropiane. Pikërisht për këtë arsye, figura të tilla kanë rëndësi të madhe për imazhin dhe përfaqësimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Juristët dhe avokatët shqiptarë në diasporë po tregojnë se profesionalizmi, dija dhe serioziteti mund të hapin dyer edhe në nivelet më të larta të sistemit juridik evropian. Ata jo vetëm ndërtojnë karrierë personale, por bëhen edhe zë dhe përfaqësim dinjitoz i komunitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Suksesi i Denajda Bajraktarit është një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që studiojnë juridik, marrëdhënie ndërkombëtare apo fusha të tjera profesionale në Evropë. Ai dëshmon se shqiptarët mund të jenë pjesë aktive e botës akademike dhe juridike evropiane, duke kontribuar me kompetencë dhe integritet profesional.
Në një kohë kur diaspora shqiptare ka nevojë për modele pozitive dhe histori suksesi reale, emra si Denajda Bajraktari tregojnë më së miri potencialin dhe nivelin që shqiptarët mund të arrijnë në profesionet më të rëndësishme të shoqërisë moderne.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.