Bashkia e Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet) ka ndërmarrë një hap konkret dhe historik për mbrojtjen dhe jetësimin e trashëgimisë së saj shumëshekullore. Përmes një njoftimi zyrtar, kryebashkiaku Rosario Petta ka bërë të ditur nisjen e projektit të toponamistikes dygjuhëshe, i cili parashikon instalimin e tabelave treguese në dy gjuhë – italisht dhe arbërisht – për të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit.
Ky projekt synon që gjuha dhe historia e pasur e komunitetit arbëresh të mos mbeten thjesht lëndë studimi nëpër dokumente, por të shndërrohen në një pjesë integrale të peizazhit dhe jetës së përditshme.
Kryebashkiaku Rosario Peta e ka cilësuar këtë nisëm si një përmbushje të premtimit dhe detyrimit institucional për të vlerësuar rrënjët e tyre unike.
“Ky është një akt konkret për të ruajtur dhe për t’u përcjellë brezave të ardhshëm kulturën tonë, historinë tonë dhe gjuhën tonë të mrekullueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të pamjes së përditshme të Bashkisë sonë,” u shpreh Petta.
Sinalistika e re rrugore vjen si një dëshmi e qartë e bashkëjetesës harmonike të dy identiteteve të fuqishme që karakterizojnë këtë komunitet. Piana degli Albanesi, qendra më e madhe e arbëreshëve në Siçili, vijon të mbetet një kështjellë e gjallë e gjuhës shqipe që nga shekulli i XV-të.
“Ne jemi krenarë për identitetin tonë: qytetarë krenarë italianë, por njëkohësisht rojtarë të rrënjëve tona të çmuara arbëreshe me origjinë shqiptare,” përfundoi kryebashkiaku Peta, duke nënvizuar se ky projekt është një tjetër gur themeli në mbrojtjen e pasurisë gjuhësore që mbrohet edhe nga legjislacioni italian për pakicat historike kombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.