Shkolla Shqipe në Texas mbyll vitin shkollor me ceremoninë e certifikatave

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shkolla Shqipe në DFW pranë “Albanian American Cultural Center of Texas” (AACC Texas) mbylli me sukses vitin shkollor 2025–2026, me një ceremoni ku u shpërndanë certifikata për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në zemër të Texasit.

Aktiviteti bashkoi nxënës, prindër, mësues dhe anëtarë të komunitetit shqiptar, në një ditë që u kthye në një festë të gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar. Përfaqësuesit e shkollës vlerësuan punën dhe përkushtimin e nxënësve gjatë gjithë vitit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe tek brezat e rinj të diasporës.

Pas çdo certifikate, sipas organizatorëve, qëndrojnë muaj të tërë mësimi, përpjekjesh dhe dashurie për kulturën shqiptare. Një vlerësim i veçantë iu kushtua mësueseve të shkollës, të cilat me profesionalizëm dhe pasion vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe mes fëmijëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.

Falënderime pati edhe për prindërit, të cilët përgjatë gjithë vitit kanë mbështetur fëmijët e tyre dhe kanë gjetur kohë gjatë fundjavave për t’i sjellë në shkollë, duke kontribuar në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar larg atdheut.

Një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e aktivitetit dhe të procesit mësimor ka luajtur edhe Këshilli i Prindërve, i cili është vlerësuar për angazhimin, idetë dhe mbështetjen e vazhdueshme në organizimin e aktiviteteve brenda dhe jashtë klasës.

Ceremonia u shoqërua me emocione, buzëqeshje dhe krenari për arritjet e nxënësve, të cilët u cilësuan si e ardhmja e komunitetit shqiptar në diasporë.

“Shqipja jeton aty ku fëmijët e flasin, familjet e mbështesin dhe komuniteti e mbron”, ishte mesazhi simbolik që shoqëroi mbylljen e këtij viti shkollor në Texas.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.