Beqir SINA – New York
Shqiptarët e New York-ut, mos e humbisni këtë mundësi historike! Bileta për Kupën e Botës vetëm 50 dollarë, nga bashkia e Nju Jorkut
Në zemër të pasionit shqiptar për futbollin, një derë e re është hapur për komunitetin tonë në New York, për tifozat e futbollit për të parë një ndeshje nga Kupa e Botës, me një çmim 50 dollarë.
Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me FIFA-n, duke siguruar 1,000 bileta me çmim të ulët prej vetëm 50 dollarësh për ndeshjet e FIFA World Cup 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey
Kjo iniciativë vjen pas kritikave të forta ndaj çmimeve të larta të biletave, që shpesh i bëjnë ndeshjet e mëdha një luks për njerëzit e zakonshëm. Mamdani e ka quajtur “futbollin e popullit për popullin” dhe ka negociuar direkt që banorët e NYC-së të kenë akses real.
Si funksionon lotaria?
Lotaria është e hapur ekskluzivisht për banorët e New York City-t mbi 15 vjeç, nga dita e sotme dhe aplikimi bëhet online në http://www.regnyctix.com.
• Hapet çdo ditë në orën 10:00 paradite dhe mbyllet kur arrin kufirin ditor (50,000 aplikime).
• Afati i fundit është 30 maj 2026, mesnatë.
• Fituesit njoftohen më 3 qershor 2026.
Çdo fitues mund të blejë deri në 2 bileta (për shembull, prind me fëmijë). Biletat janë jo të transferueshme dhe dorëzohen personalisht në vend për të shmangur spekulimin.
Përveç kësaj, biletat përfshijnë transport falas me autobus round-trip nga New York-u drejt MetLife Stadium-it.
Biletat janë të shpërndara në 7 ndeshje: 5 ndeshje grupore dhe 2 ndeshje eliminatore. Rreth 150 bileta për ndeshje.
Përse është kjo e rëndësishme për shqiptarët?
Komuniteti shqiptar në New York – nga Brooklyn, Manhatttan, Bronx-i te Queens-i dhe Staten Island – ka qenë gjithmonë i njohur për dashurinë ndaj sportit dhe futbollit në veçanti.
Shumë prej nesh kanë ardhur këtu duke punuar fort dhe duke mbajtur gjallë traditat tona. Kjo mundësi na jep shansin të jemi pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në botë pa u ngarkuar financiarisht.
“Ne nuk duam që sporti të bëhet një mall luksi,” tha Mamdani. Ky mesazh rezonon fort me vlerat tona si shqiptarë: bashkim, gëzim dhe mundësi për të gjithë.
Si të aplikosh?
2. Verifiko residency-n me dokument (ID NYC, pasaportë me adresë etj.)
3. Apliko një herë në ditë deri më 30 maj.�
Mos harro: sa më shumë shqiptarë të aplikojnë, aq më shumë shanse për të pasur përfaqësim tonin në stadium!
Kjo është një mundësi e rrallë. Le ta shfrytëzojmë së bashku, të festojmë si komunitet dhe të krijojmë kujtime që do t’i tregojmë brezat e ardhshëm. Futboll = Bashkim!
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të Bashkisë së NYC-së ose ndiqni lajmet lokale shqiptar