Festa e Abetares në shkollën shqipe “Scanderbeg Parma”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas një viti shkollor me shumë punë, përkushtim, seriozitet dhe këmbëngulje të vazhdueshme, shkolla shqipe “Scanderbeg Parma”  festoi përfundimin e vitit shkollor. Tre klasat e qyteteve Parma, Langhirano dhe Noceto u mblodhën në Bibliotekën dhe Qendrën Kulturore të Langhiranos për këtë aktivitet të veçantë.

Fjalën e hapjes e mbajti mësuesja e klasës së Langhiranos, mësuesja e talentuar Zamira Shkurti, e cila paraqiti një përmbledhje të punës së realizuar gjatë këtij viti në bashkëpunim të ngushtë me prindërit. Ajo theksoi rëndësinë e madhe që ka ky mision për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar te fëmijët shqiptarë në diasporë.

Më pas, fjalën e mori drejtori i shkollës, zoti Durim Lika presidenti themelues i shkollës, i cili falënderoi të gjithë të pranishmit dhe vuri në dukje rëndësinë e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare në emigrim. Ai theksoi se shkolla është një vatër edukimi dhe kulture dhe se nuk është rastësi që komunat e Parmës, Nocetos dhe veçanërisht Langhiranos e mbështesin me shumë përkushtim këtë projekt, duke vënë në dispozicion ambientet ku zhvillohet mësimi.

Ai nënvizoi gjithashtu se, megjithëse ekziston mundësia për të marrë ambiente me qira me ndihmën e sipërmarrësve shqiptarë në Parma dhe provincë, zhvillimi i mësimit në ambiente publike ka një rëndësi të veçantë, pasi shërben si urë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj italiane, duke forcuar integrimin dhe bashkëjetesën kulturore në vendin ku fëmijët tanë janë lindur dhe ku shqiptarët kanë krijuar familjet e tyre. Ai falënderoi gjithashtu Forumin e Gruas Shqiptare në Parma për mbështetjen dhe bashkëpunimin me institucionet lokale. Në aktivitet ishte e pranishme edhe presidentja themeluese zonja Marsida Mehdiu. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Italisë, përshëndetën të pranishmit përfaqësuesit e Komunës së Langhiranos: Anthony Monica – Vicesindaco, Alessandra Brindani – Assessore all’Educazione e Cultura, Giorgia Gardoni – Assessore alle Pari Opportunità, Associazioni, Sicurezza e Politiche per le Frazioni. Ata vlerësuan shembullin e shkëlqyer të komunitetit shqiptar në Parma dhe provincë, veçanërisht në Langhirano, ku vetë komuna është pjesë aktive e këtij projekti dhe beson fort në vlerat që ai përcjell. Gjithashtu, ata theksuan mbështetjen pa rezerva të kryetarit të bashkisë dhe të gjithë administratës komunale për iniciativa të tilla me vlerë për harmoninë, integrimin dhe bashkëndarjen e kulturave. Më pas, nxënësit morën pjesë në një konkurs mes tri klasave për njohuritë e fituara gjatë vitit shkollor, përmes platformës Kahoot, sipas modelit të “Kuizit të Diturisë 2026” të shkollave shqipe në diasporë në Suedi. Të tre klasat iu përgjigjën pothuajse të gjitha pyetjeve me një diferencë shumë të vogël kohe. Juria, e përbërë nga mësueset Erlinda Pjeçi (kryetare jurie), Sabrije Kulla, Elona Marika dhe mësuesja mysafire nga Reggio Emilia, Floranda Gurra, me 26 vite përvojë në mësimdhënie, ndau çmimet si më poshtë: Çmimi i parë – Klasa Langhirano, Çmimi i dytë – Klasa Noceto, Çmimi i tretë – Klasa Parma. Më pas, nxënësit e përgatitur nga mësuesit e tyre Zamira Shkurti, Elvira Lashi, Tatjana Hajdini dhe Ejup Ajdini recituan poezi dhe interpretuan këngë të ndryshme për këtë festë. Baca Bujar Tabaku shpërndau disa suvenire të sjella enkas nga Shqipëria për klasat tona. Në vijim, mësuesit shpërndanë dëftesat simbolike për nxënësit e pranishëm në sallë. Gjithashtu, u bë e ditur se sipërmarrësit Shaziman Hajdini,Gramoz Sula, Vladimir Biba dhe baca Esat Halilaj, shpërndanë dhurata për nxënësit e shkollë sonë. Festa u mbyll me këngë, valle dhe një tryezë të pasur me gatime tradicionale të përgatitura nga amvisat shqiptare. Suporti teknik u mundësua nga Alba Computer. Mësuesit e vitit shkollor 2025–2026: Klasa e Parmës: Elvira Lashi, Erlinda Pjeçi, Nertila Dervishi Klasa e Langhiranos: Zamira Shkurti Klasa e Nocetos: Tatjana Hajdini dhe Ejup Ajdini Drejtori i shkollës: Durim Lika.

Shkolla mbylli me sukses vitin e saj të XVII pa ndërprerje. Misioni ynë vazhdon dhe u takofshim me suksese të reja në vitin e ardhshëm shkollor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.