Shqiptari nga Kosova rizgjidhet në drejtimin e qytetit Wylie në Teksas

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gino Mulliqi është rizgjedhur në një rol drejtues në qytetin Wylie të shtetit Teksas, duke vazhduar mandatin e tij 3-vjeçar në shërbim të komunitetit lokal dhe duke u konfirmuar edhe një herë si Nënkryetar i Këshillit Bashkiak (Mayor Pro Tem).

Në një deklaratë pas ceremonisë së betimit, Mulliqi u shpreh i emocionuar dhe mirënjohës për besimin e dhënë nga kolegët dhe komuniteti, duke e cilësuar këtë moment si një nga më domethënësit e karrierës së tij publike.

Ai ndau edhe një rrëfim personal mbi rrugëtimin e tij jetësor, duke kujtuar fëmijërinë e vështirë gjatë luftës në Kosovë dhe emigrimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku më pas ndërtoi jetën, karrierën dhe familjen e tij. Mulliqi theksoi se përvoja e tij nga Kosova deri në SHBA është dëshmi e “ëndrrës amerikane”, e cila sipas tij mbetet ende e gjallë.

“Amerika më dha mundësinë që nuk e kisha imagjinuar kurrë,” u shpreh ai, duke shtuar se qyteti Wylie është bërë shtëpia e tij dhe e familjes së tij.

Në fjalën e tij, ai falënderoi qytetarët për besimin, kolegët e këshillit bashkiak për bashkëpunimin, si dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Mulliqi u zotua se do të vijojë të shërbejë me përkushtim për komunitetin, duke theksuar se detyra publike mbetet për të një përgjegjësi dhe nder që nuk duhet marrë asnjëherë si i mirëqenë.

Ceremonia e betimit u shoqërua me mesazhe mirënjohjeje dhe reflektimi, duke e kthyer këtë moment në një ngjarje personale dhe institucionale për jetën politike të qytetit Wylie.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.