SHBA/ Shkolla shqipe në “Vatra” në Tampa Bay mbyll vitin shkollor 2025–2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në Tampa Bay organizoi një piknik me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2025–2026 të Shkollës Shqipe “Vatra”.

Aktiviteti u zhvillua në praninë e prindërve, nxënësve, mësuesve dhe anëtarëve të komunitetit shqiptar, duke reflektuar edhe një herë frymën e bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në diasporë.

Presidenti i Vatrës Tampa Bay, z. Isuf Spahiaj, mbajti fjalën përshëndetëse të mirëseardhjes, ku falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të Shkollës Shqipe dhe komunitetit shqiptar.

Në vijim, Administratori i Shkollës Shqipe “Vatra”, z. Tasim Ruko, theksoi rëndësinë që ka shkolla shqipe për edukimin dhe formimin e brezit të ri shqiptar në emigracion. Ai vlerësoi punën e palodhur të stafit pedagogjik gjatë gjithë vitit shkollor, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të prindërve dhe komunitetit.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikata suksesi për të gjithë nxënësit që përfunduan me sukses vitin shkollor, si edhe certifikata mirënjohjeje për prindërit mbështetës, sponsorët dhe mësuesit për kontributin e tyre të çmuar.

Të pranishmit patën mundësinë të shijonin ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura me përkushtim, ndërsa atmosfera miqësore dhe familjare krijoi hapësira për socializim dhe forcim të lidhjeve brenda komunitetit.

Ky aktivitet ishte një dëshmi e qartë e unitetit dhe forcës së komunitetit shqiptar në Tampa Bay. Shkolla Shqipe “Vatra” vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kombëtar shqiptar larg atdheut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.