Nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Vjenë kanë zhvilluar një orë mësimore me karakter studimor në ambientet e Muzeut Botëror “Weltmuseum”, në kuadër të aktiviteteve edukative të organizuara nga mësuesit e gjuhës shqipe.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare, përfshirë shpatën dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky moment u vlerësua si një përvojë e veçantë mësimore, që i dha orës së mësimit një dimension më të thellë edukativ dhe historik.
Aktiviteti u shoqërua edhe me recitime artistike nga nxënësit, të cilat krijuan një atmosferë të ngrohtë kulturore dhe atdhetare, duke e kthyer vizitën në një përjetim të plotë mes dijes dhe identitetit kombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.