“Albanian Heritage Night”, krenari shqiptare në stadiumin e Yankees

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në stadiumin legjendar të Yankees në Bronx u zhvillua për herë të parë “Albanian Heritage Night”, një mbrëmje kushtuar komunitetit shqiptaro-amerikan, ku sporti, identiteti dhe kultura shqiptare u bashkuan në një nga arenat më ikonike të sportit amerikan.

Qindra shqiptarë nga New York-u dhe zona përreth u mblodhën në stadiumin e skuadrës së famshme New York Yankees, duke mbajtur flamuj kuqezi, kapele me shqiponjën shqiptare dhe fanella simbolike të ekipit vendas. Aktiviteti shënoi një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA, pasi ishte hera e parë që Yankees i dedikonin një ndeshje të plotë trashëgimisë shqiptare.

Mbrëmja u organizua në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots”, një nga shoqatat më aktive të diasporës shqiptare në Amerikë, e njohur edhe për organizimin e Paradës Shqiptare në Manhattan.

Përpara nisjes së ndeshjes mes New York Yankees dhe Toronto Blue Jays, e cila përfundoi me fitoren 5-4 të skuadrës vendase, në stadium u zhvillua një paradë simbolike shqiptare. Në fushë parakaluan nxënës, prindër, mësues dhe përfaqësues të komunitetit, duke sjellë atmosferën e festës shqiptare në një prej skenave më të njohura sportive në botë.

Një element i veçantë i kësaj mbrëmjeje ishte edhe koleksioni ekskluziv i kapelave të Yankees me simbolin e shqiponjës shqiptare, të krijuara posaçërisht për këtë event. Organizatorët kishin ofruar bileta speciale për komunitetin shqiptar, përfshirë akses VIP dhe produkte të personalizuara që simbolizonin lidhjen mes identitetit shqiptar dhe kulturës amerikane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.