Ndahet nga jeta “Mjeshtër i Madh” Birçe Hasko

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori i njohur shqiptar Birçe Hasko, një nga figurat e njohura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i cili për dekada me radhë la gjurmë si artist dhe pedagog në jetën kulturore të vendit.

Birçe Hasko lindi më 15 mars 1942 në Dukat të Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, punoi si mësues në Memaliaj, ku u përfshi edhe në aktivitetin artistik të Estradës amatore të qytetit, duke hedhur hapat e parë në skenë.

Në vitin 1965 ai nisi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve. Pas diplomimit, u angazhua si pedagog në të njëjtin institucion, ku dha për vite me radhë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit dhe më pas mori titullin “Profesor”, duke kontribuar në formimin profesional të brezave të rinj të artistëve shqiptarë.

Karriera e tij në teatër përfshin mbi 12 role, ndërsa një nga interpretimet më të vlerësuara mbetet ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” të dramaturgut Teodor Laço.

Kontribut të rëndësishëm Birçe Hasko dha edhe në kinematografinë shqiptare, ku interpretoi në më shumë se 30 filma artistikë. Debutimi i tij në ekran ishte roli i Sulo Ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”, për të vijuar më pas me interpretime në filma të njohur si “Radiostacioni”, “Skëterrë 43″, “Gurët e shtëpisë sime”, “Dhe vjen një ditë”, “Shkëlqim i përkohshëm”.

Pas viteve 1990 ai ka interpretuar në disa nga filma më të vlerësuar si, “I dashur armik” – (2004), “Tirana viti 0” – (2001), “Parullat” – (2001) etj.

Për veprimtarinë e tij artistike, Hasko u vlerësua me disa tituj dhe çmime kombëtare. Në vitin 1976 u dekorua me urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të dytë, ndërsa në vitin 1988 mori titullin “Artist i Merituar”.

Në Festivalin e VII të Filmit Shqiptar, zhvilluar në Tiranë në vitin 1987, ai u nderua me Medaljonin e Festivalit për interpretimin në filmin “Dhe vjen një ditë”, ndërsa në Festivalin e VIII të Filmit Shqiptar fitoi Çmimin e III për rolin e babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm”.

Në vitin 2002, Birçe Hasko u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa në vitin 2007 u shpall “Qytetar Nderi” i Orikumit.

Me një karrierë të gjatë në teatër, film dhe pedagogji, Birçe Hasko mbetet një nga emrat më të njohur të artit skenik shqiptar, një artist që kontribuoi jo vetëm me rolet e tij në skenë dhe ekran, por edhe në edukimin dhe formimin e shumë aktorëve të rinj shqiptarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.