Në mbështetje të protestës së studentëve Shqiptar në Shkup 

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Refik Hasani
Protesta e paralajmëruar për nesër në Shkup, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në Gjuhën Shqipe, është një betejë jetike për mbrojtjen e Gjuhës, për Barazi, Dinjitet dhe për mbrojtjen e Identitetit tonë Kombëtar.
Jam në mbështetje  të plotë të kërkesave të palëkundura e legjitime dhe të kauzës për të drejtat e studentëve si të patjetërsueshme,  si dhe për MBROJTJEN E GJUHËS SHQIPE.
Uroj të dëgjojnë zërin e rinisë, dhe përdorimin e Gjuhës SHQIPE, jo vetëm në  provimin e jurisprudencës, por të gjejë zbatim të plotë, të barabartë dhe zyrtar në të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.
Gjuha SHQIPE, kapërcen kufijtë e një mjeti komunikimi,  por është dëshmi themeltar tek rrënjët  tona, dhe përbën zanafillën e vetë, palcës dhe identitetit të qenies  dhe ekzistencës tonë historik e Kombëtar.
 Refik Hasani, veprimtar dhe publicist  nga Bujanoci

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.