Belgjikë/Gjuha, tradita dhe bashkimi:Mbyllja e vitit shkollor në Shoqatën “Ura”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Me përfundimin e vitit shkollor, Shkolla Shqipe pranë Shoqatës “Ura” në Brugge, Belgjikë, organizoi një aktivitet të veçantë për të shënuar mbylljen e një viti të mbushur me përkushtim, punë dhe arritje.

Në një atmosferë festive, nxënësit prezantuan recitime, valle tradicionale shqiptare dhe aktivitete artistike, duke dëshmuar angazhimin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor dhe dashurinë për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Përmes paraqitjeve të tyre, ata sollën emocione dhe krenari tek të gjithë të pranishmit.

Një vlerë e shtuar e kësaj mbrëmjeje ishin gatimet tradicionale shqiptare, të përgatitura me shumë përkushtim nga prindërit e nxënësve. Kontributi i tyre jo vetëm që pasuroi aktivitetin, por krijoi edhe një atmosferë familjare dhe një ndjenjë të fortë komuniteti.

Shoqata “Ura” shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë prindërit, nxënësit dhe kontribuesit, të cilët me angazhimin dhe mbështetjen e tyre bënë të mundur realizimin me sukses të kësaj mbrëmjeje.

Ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe traditave tona mbetet një mision i përbashkët, që vazhdon të forcohet përmes punës dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.