“Basta Chiavi”, Vepra e MILOT në edicionin e 61-të Bienales së Venecias

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në Bienalen e gjashtëdhjetë internacionale të Venecias, të titulluar “Në Çelësa Minorë” dhe të organizuar nga Koyo Kouoh, artisti shqiptar Alfred Mirashi, i njohur edhe si MILOT, do të ekspozojë në Palazzo Donà delle Rose. Kuratori Joan Abelló ka bashkuar veprat e 23 artistëve, artistë që ndodhen ende midis nesh dhe të tjerë që janë ndarë nga jeta dhe që përfaqësojnë vende të ndryshme anembanë botës, nga Guinea Ekuatoriale në Kinë, Rumani, Itali e te tjera vende.

Komisioneri Paulo Speller e ka mbështetur fuqimisht iniciativën dhë për herë të parë, Republika e Guinesë Ekuatoriale është ndër shtatë vendet që marrin pjesë në Bienalen ndërkombëtare të Artit. Bienalja e Venecias dhe vetë qyteti, distancohen nga çdo formë mbylljeje ose censure ndaj kulturës dhe artit, mbështesin dialogun, lirinë krijuese dhe artistike, për të forcuar afërsinë midis popujve dhe kulturave të ndryshme, duke shpresuar se konfliktet, lufterat dhe vuajtjet do t’i lënë vendin vëllazërisë dhe unitetit.

Miloti, artist poliedrik dhe me një kaliber të lartë moral dhe profesional, mishëron këtë shpresë me veprën e titulluar Senza Chiave (Pa Çelës), një instalacion që paraqet tridhjetë pllaka, sipërfaqe e pritjes dhe ushqimit, secila me diametër 50 centimetra. Ne sipërfaqen e secilës jane pozicionuar një numër çelësash, relike të një kohe kur posedimi i tyre nënkuptonte hyrjen, kufizimin, kontrollin, në një ekuilibër të heshtur, të pezulluar diku midis gjestit të zakonshëm dhe ritualit të përditshëm. Çelësat, të shtrembëruar, të ngjyrosur, të rreshtuar, të përsëritur dhe të renditur, nuk duket se mbartin ende funksionin e tyre origjinal: ata nuk hapin më, nuk mbyllin më asnjë dryn, por thjesht ekzistojnë. Ngjyra është një tipar dallues, ajo i kufizon ato, vepron si një fushë veprimi, duke i transformuar dhe duke i hequr nga materia për t’i çuar në një botë ku kujtesa e sendeve ka ende shtetësi, por nuk është më diçka që mund të preket, të nuhatet, të dëgjohet ndërsa prodhon tingull ose zhurmë dhe nuk ka më një funksion të saktë të përditshëm, por bëhet një shenjë e pashmangshme e një fati të pashprehshëm, duke larë dhe tretur kohën në të cilën posedimi i tyre lejonte hyrjen në një vend real.

Vepra ofron nje kendveshtrim te rëndësishëm për të menduar mbi përvojën njerëzore dhe artistike të Milotit, refugjat në vitin 1991 gjatë valës së parë të eksodit shqiptar. “Pa çelës” ngjall një emocion, të lidhur me kujtimet e fëmijërisë, te shtepive dhe familjeve shqiptare ku çelësat ishin një shenjë e përkatësisë në një bërthamë konkrete dhe emocionale. Në vizionin bashkëkohor, kjo bërthamë shtrihet nëpër etni dhe kultura të ndryshme, dhe çelësat nuk janë të nevojshëm për të hapur hapësirën e jetesës, por thjesht “pushojnë” në pjatën që i mban.
Dyert bëhen të padukshme dhe drynat inekzistent, kështu çelësat humbasin peshë, zbrazen, duke u bërë simbole të një transhendence, të një hapjeje ndaj botës bashkëkohore. Një formë lirie që nuk i përket më një objekti, por që fiton vetëdije në mendim, në trup, në tingull. Një liri pa dryna, pa pragje, pa çelësa. Miloti lëviz në kufirin midis imagjinares dhe reales, duke i dhënë kuptime të ndryshme objektit që nuk gjen një dimension të vetëm, por që konsiderohet – herë pas here – ose i aftë të hapë ose thjesht të dëshmoje për ekzistencën e vet.

Mbi artistin Milot

Pas vlerësimeve të publikut dhe kritikës që mori në Bienalen e 6-të të Artit të Pekinit në Muzeun Kombëtar te kryeqytetit, ku ishte protagonist në ekspozitën “Thyerja e Dritës – Yan Laichao & Milot”, të organizuar nga GDMOA dhe të kuruar nga Ji Shaofeng, nga 10 tetori 2025 deri më 6 janar 2026, në Muzeun e Artit Guangdong në Guangzhou, ai është i pranishëm në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Një artist bashkëkohor me famë ndërkombëtare, lindi në vitin 1969 në Milot, një fshat në komunën e Kurbinit në veri të Shqipërisë. Kjo tokë “e thatë dhe e shkretë”, e shkatërruar nga dhuna e ushtruar nga njeriu mbi njeriun për shkak të ideologjisë njerëzore, tani është bërë një tokë shprese, falë pjesërisht angazhimit njerëzor dhe artistik të Milotit, i cili aktualisht jeton dhe punon në Firence, por që nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij. Pasi ndoqi shkollën e mesme të arteve në Durrës, ai mbërriti në Itali në vitin 1991 me eksodin e parë më 6 mars, menjehere pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Ai u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, ku vetë, në një intervistë, deklaron se përjetoi vitet më të bukura dhe më të gjalla nga një perspektivë artistike. Miloti u diplomua në pikturë në vitin 1999. Më pas, mori një bursë në Universitetin e Artit dhe Dizajnit në Loughborough të Anglisë, dhe nisi udhëtimin e tij për në Botën e Re, duke qëndruar për një kohë në Nju Jork. Pas kthimit në Itali, artisti u vendos fillimisht në Napoli dhe më pas në Firence, ku jeton dhe punon edhe sot. Arti i tij ngjall interes të madh dhe nxjerr në pah nje personalitet “vullkanik dhe të vrullshëm por njekohësisht edhe të ëmbël dhe të ndjeshëm” . Miloti mbart ne vetvete mundimin dhe sakrificën, lodhjen e dikujt që i është dashur të përkulet për t’iu hapur botës, por në të njëjtën kohë ai shijon kënaqësinë e artit të tij. Një art që është shprehja dhe dëshmia e një udhëtimi, udhëtimit të tij dhe që manifestohet në temën e çelësit”.
Prej vitit 2000, veprat e tij udhëtojne kudo dhe janë ekspozuar në ekspozita kollektive dhe personale në shumë qytete italiane dhe të huaja; së pari në Otranto në Kështjellën e Aragonës, me tutje në Milano në Museo Permanente, në Napoli në Museo del Maschio Angioino, në Palazzo Reale në Torino, në Venecia për ekspozitën “Open 14”, një ekspozitë ndërkombëtare skulpture dhe instalacionesh e kuruar nga Paolo De Grandis, në Galerinë Tornabuoni në Firence, dhe në Turqi, Kinë, dhe kudo ku mesazhi i Çelësave të tij mund të hapë dyer dhe të bashkojë popujt në frymën, si piktoriale ashtu edhe skulpturale, të një marrëdhënieje njerëzimi dhe vëllazërie. Ekspozitat në të cilat ai merr pjesë dhe katalogët e tyre përkatës janë kuruar nga historianë dhe kritikë të njohur të artit bashkëkohor, nga Francesco Poli dhe Eduardo Cicelyn te Paolo Thea, nga Philippe Daverio te Jean Blanchaert, nga Anselmo Villata te James Genovese dhe Charlotte Stein, nga Massimo Guastella te Alberto Ghinzani, për të përmendur vetëm disa.
Çmimet dhe nderimet per artistin janë të shumta. Në vitin 2010, ai fitoi “Çmimin e Ekselencës” në ekspozitën Napoli Cultural Classics. Gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2012, Vlerësohet me medaljen e artë në pikturë në Muzeun Barbican Center në Londër. Po atë vit, ftohet të marr pjesë në Bienalen e 6-të Ndërkombëtare të Artit të Pekinit në Muzeun Kombëtar në Pekin. Në vitin 2015, fiton çmimin e parë në Muzeun e Kubit të Ujit në Pekin. Në vitin 2016, Miloti emërohet Profesor Vizitor nga Universiteti Shandong i Artit dhe Dizajnit në Kinë dhe, po atë vit, kuron seksionin ndërkombëtar të Bienales së 6-të të Fotografisë Jinan në Kinë. Në Romë, fiton çmimin e parë në ekspozitën “Ekselencimi i Artit Bashkëkohor”, të kuruar nga Francesco Gallo Mazzeo. Vitin pasardhës, kuron një ekspozitë personale të fotografit ndërkombëtar Zeng Yi në Muzeun Kombëtar në Tiranë, dhe në vitin 2020, emërohet Drejtor i Muzeut të Artit DODO në Pekin. Gjatë gjithë çerekut të parë të shekullit të 20-të, Miloti ekspozon piktura dhe skulptura në Itali dhe jashtë vendit pa ndërprerje. Artin e tij e bëjnë edhe më te fuqishëm “Çelësat” famosë, monumentalë, të cilët janë bërë një emblemë, të porositur nga e gjithë bota, dhe të vlerësuar në hapësirat më të rëndësishme publike.
Ndër veprat e tij publike të përhershme, në vitin 2017, kujtojmë instalimin e çelikut Corten në Cervinara, në provincën e Avellino-s, “një çelës gjigant në formë U-je 20 metra i lartë dhe me peshë 4,000 kilogramë, i cili qëndron në hyrje të qytetit Irpinia”, dhe Chiave Rossa, i bërë nga çelik i lyer me ngjyrë të kuqe në Lizzanello, në provincën e Leçes. Kjo u pasua nga çeliku Corten Chiave di Montevergine, Çelësi i Sotëm, jashtëzakonisht i mundimshëm, i ekspozuar në Piazza Municipio të Napolit në vitin 2023. Dy vjet më vonë, pas 60 ditësh planifikimi dhe 7 muajsh pune me mbi 30 punëtorë, Çelësi Shqiptar u bë një çelës çeliku Corten ‘madhështor’ që peshonte pothuajse 20,000 kilogramë, i cili qëndron me krenari në Shkodër, Shqipëri.
Falë pjesëmarrjes së tij në këto përvoja pune jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilat e panë të shfaqej në ekspozita të shumta në Evropë dhe kudo ne botë, artisti italo-shqiptar Alfred Milot Mirashi gëzon favorizimin e kritikëve dhe koleksionistëve të një niveli të lartë dhe karakterizohet nga një shkathtësi artistike që magjeps dhe ngjall interes të madh në botën e artit

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.