Kombi mbahet gjallë nga kujtesa, 40 vite Radio Jehona Shqipes

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Evarist Beqiri 
40 vite të Radio Jehona Shqipes nuk janë vetëm një histori mediatike. Janë 40 vite kujtesë, identitet dhe zë shqiptar në zemër të Europës.

Sot ne kemi më shumë teknologji, por jo domosdoshmërisht më shumë komunikim me vlerë. Jehona Shqipes është një institucion identiteti për një komunitet të tërë. 40 vite të Radios Jehona e Shqipes janë 40 vite kujtesë shqiptare në Europë.
Në Bruksel, aty ku në fillim të viteve ‘900 patriotët shqiptarë artikulonin projektin kombëtar, vazhdon ende jehona e atij misioni përmes njerëzve që i kanë shërbyer me përkushtim gjuhës, traditës dhe kulturës sonë. Radioja ruan diçka që rrjetet sociale nuk e kanë. Ajo ka intimitetin njerëzor të zërit.
Jehona e Shqipes është memorie, identitet dhe zëri i një komuniteti që nuk harroi kurrë gjuhën dhe kombin e vet. Mirënjohje për z. Sakip Skepi, i cili për dekada ka mbajtur gjallë një institucion që i ka lidhur shqiptarët me njëri-tjetrin dhe me atdheun.
Kombi nuk mbahet gjallë vetëm nga politika. Kombi mbahet gjallë nga kujtesa, kultura, fjala dhe njerëzit që nuk reshtin së shërbyeri fisnikërisht.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.