Albanian Women in Leadership Summit bashkon gratë shqiptare të suksesit në SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 30 maj, në Beverly, Massachusetts, do të zhvillohet një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij viti për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara: “Albanian Women in Leadership Summit”, një samit i dedikuar fuqizimit të grave shqiptare në biznes, lidership dhe ndikim shoqëror.

Nisma vjen nga sipërmarrësja dhe mentoria e biznesit Marsilda Bialczak, themeluese e Expand2Market dhe krijuese e komunitetit global “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”, i cili numëron mbi 43 mijë anëtarë dhe është kthyer në një nga rrjetet më të mëdha profesionale shqiptare në diasporë.

Ky samit synon të mbledhë në një platformë të përbashkët gra shqiptare nga fusha të ndryshme, sipërmarrëse, profesioniste, drejtues kompanish dhe figura me ndikim, të cilat përmes eksperiencave të tyre kanë ndërtuar histori suksesi në SHBA dhe më gjerë.

Organizatorët e konsiderojnë këtë event më shumë se një konferencë profesionale. Ai është konceptuar si një hapësirë bashkëpunimi, networking-u dhe frymëzimi për gratë shqiptare që kanë arritur të ndërtojnë karriera të rëndësishme në sektorë si teknologjia, marketingu, konsulenca, shëndetësia, wellness dhe industri të tjera.

Në qendër të aktivitetit do të jenë diskutimet mbi lidershipin modern, strategjitë e rritjes së biznesit, inovacionin, inteligjencën artificiale dhe sfidat e grave në tregun global, ndërsa në skenë do të ngjiten disa prej figurave më të suksesshme shqiptare në diasporë.

Përveç dimensionit profesional, samiti do të përfshijë edhe elementë të rëndësishëm kulturorë dhe artistikë shqiptarë. Programi parashikon performancë live me violinisten Rozita Fishta, muzikë tradicionale dhe moderne shqiptare, si dhe një atmosferë festive që synon të forcojë identitetin kombëtar dhe lidhjet komunitare.

Sipas organizatores Marsilda Bialczak, kjo nismë është vazhdimësi e një misioni disa-vjeçar për krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm shqiptarësh në diasporë, ku sipërmarrja, mbështetja reciproke dhe zhvillimi profesional ecin paralelisht.

Në vitet e fundit, komuniteti që ajo ka ndërtuar ka organizuar aktivitete në SHBA, Kanada dhe Shqipëri, duke krijuar mundësi konkrete për bashkëpunime ndërkombëtare dhe rritje të biznesit shqiptar në tregjet globale.

“Albanian Women in Leadership Summit” vjen në një moment kur roli i grave shqiptare në diasporë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Nga emigrante që dikur përballeshin me sfida të mëdha integrimi, shumë prej tyre sot drejtojnë kompani, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë dhe komunitetet ku jetojnë.

Ky aktivitet synon jo vetëm të evidentojë këto histori suksesi, por edhe të krijojë modele të reja frymëzimi për brezat e ardhshëm të vajzave shqiptare.

Samiti do të mbahet në Albanian Boston Community Center në Beverly dhe interesimi i lartë ka bërë që organizatorët të paralajmërojnë për vende të kufizuara.

📍 Albanian Boston Community Center: 39 Bow St, Beverly, MA

🍽️ Darka e përfshirë
🎶 Muzikë nga DJ Tony (mix + vibe shqiptare & tupana)
🎻 Performancë live me violinë nga Rozita Fishta
💃🏻 Kërcim në fund të mbrëmjes

Vendet janë të limituara dhe kërkesat po rriten çdo ditë. Biletat Early Bird janë në dispozicion deri më 20 Maj.

Siguroni pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje historike këtu:

Albanian Women In Leadership Summit

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.