Erza Doda, shqiptarja me origjinë nga Kosova, është zgjedhur anëtare e këshillit në Bashkinë Redbridge, Londër, në zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar, si përfaqësuese e Partisë Laburiste.
Doda, e diplomuar në University College London (UCL) në fushat Politikë, Histori dhe Ekonomi, ka ndërtuar profilin e saj profesional përmes angazhimit në institucione britanike, duke hyrë tashmë edhe në nivelin e përfaqësimit politik vendor.
Zgjedhja është një tjetër rast i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike britanike.
Mandati i saj në Redbridge e vendos Dodën në një rol të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen lokale, me përgjegjësi në çështje që lidhen me komunitetin, shërbimet publike dhe administrimin vendor.






