Shkencëtarja Eranda Berisha bën zbulimin e rëndësishëm në kërkimin anti-tumor

E martë, 17 Nëntor, 2026

Shkencëtarja e re nga Prishtina, Eranda Berisha, pas katër vitesh pune intensive kërkimore në SHBA, do të prezantojë punimin e saj të doktoraturës me një zbulim  të rëndësishëm në fushën anti-tumor.

Hulumtimi i saj mbi virusin KSHV, shkaktarin e Sarkomës së Kaposit, identifikon proteinën FABP4 si faktor kyç në zhvillimin e virusit dhe qelizave kancerogjene, duke hapur rrugë të reja për trajtime inovative kundër kancerit.

Virusi KSHV (Kaposi Sarcoma-Associated Herpesvirus) prek kryesisht enët e gjakut dhe sistemin limfatik, duke shkaktuar Sarkomën e Kaposit — një lloj kanceri që mund të shfaqet në:

  • lëkurë (njolla ose masa të errëta)
  • gojë
  • mushkëri
  • traktin tretës (stomak, zorrë)
  • nyje limfatike

Ky virus është më i rrezikshëm për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, si pacientët me HIV/AIDS, pacientët pas transplantit ose ata që marrin ilaçe që ulin imunitetin.

Përveç Sarkomës së Kaposit, KSHV mund të lidhet edhe me disa sëmundje të rralla të gjakut dhe sistemit limfatik, përfshirë limfoma të caktuara. Në shumë njerëz virusi mund të qëndrojë i fshehur pa shkaktuar probleme, por kur imuniteti dobësohet, ai mund të aktivizohet dhe të çojë në zhvillimin e tumoreve.

Urime të përzemërta për Eranda Berishën për këtë arritje të rrallë dhe frymëzuese. Suksese të mëtejshme në mbrojtjen e doktoraturës në Inxhinieri Gjenetike dhe Shkencë të Teknologjive Celulare.

Urime gjithashtu prindërve të saj, Skender Berisha dhe Hyrka, për edukimin dhe mbështetjen e kësaj vajze të talentuar, e cila sot po na bën të gjithëve krenarë.

Mbështetësit institucionalë të projektit të saj janë ndër institucionet më prestigjioze botërore, përfshirë:

• The Chan Zuckerberg Initiative
• Cold Spring Harbor Laboratory
• The Sergey Brin Family Foundation
• California Institute of Technology
• Centre National de la Recherche Scientifique
• Fred Hutchinson Cancer Center
• Imperial College London
• Massachusetts Institute of Technology
• Stanford University
• The University of Edinburgh
• University of Washington
• Vrije Universiteit Amsterdam

Lexo punimin shkencor ketu:
https://www.biorxiv.org/content/10.64898/2026.04.19.719449v

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.