Eralda Qirjo dhe Arben Neza fitojnë në zgjedhjet lokale në Britani

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dy kandidatët shqiptarë, Eralda Qirjo dhe Arben Neza, kanë fituar mandatet e tyre në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 për Këshillin Bashkiak të Enfield-it, në Londër.

Të dy kandiduan nën siglën e Partisë Konservatore, duke përfaqësuar zona të ndryshme të bashkisë së Enfield-it dhe duke e fokusuar fushatën në çështje konkrete lokale si siguria, shërbimet publike, menaxhimi i fondeve, mbrojtja e hapësirave të gjelbra dhe përfshirja më e madhe qytetare.

Eralda Qirjo, me origjinë nga Vlora, e ndërtoi kandidimin e saj mbi temat e integrimit, përgjegjësisë dhe përfaqësimit aktiv të emigrantëve në institucionet britanike. Gjatë fushatës ajo theksoi nevojën për mbrojtjen e Green Belt, përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe transparencën në përdorimin e fondeve publike.

Lexo edhe: Eralda Qirjo: Zëri shqiptar në garë për Këshillin Bashkiak të Enfield në Londër

Arben Neza, në kandidimin e tij të dytë, u përqendrua te përmirësimi i shërbimeve për komunitetin, bashkëpunimi ndërkomunitar dhe rritja e përfaqësimit të diasporës në jetën publike britanike.

Lexo edhe: Arben Neza, Një votë për integrimin dinjitoz të shqiptarëve në Britaninë e Madhe

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.