Blerina Ruka: Nga media shqiptaro-kanadeze drejt PR-it ndërkombëtar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Blerina Ruka, Një zë i medias shqiptaro-kanadeze dhe një figurë në rritje në komunikim dhe PR ndërkombëtar

Prej afro një dekade jetë dhe angazhim në Montreal, Kanada, Blerina Ruka është kthyer në një emër të dashur dhe të respektuar për komunitetin shqiptaro-kanadez. E njohur gjerësisht për kontributin e saj në media dhe komunikim, ajo identifikohet shpesh me emrin “Ampress”, një simbol i përkushtimit të saj të vazhdueshëm ndaj informimit dhe promovimit të vlerave shqiptare në diasporë.

Nëpërmjet platformës “Albanian Montreal Press”, Blerina ka krijuar një hapësirë të rëndësishme informimi dhe reflektimi për komunitetin, ku përfshihen profile individësh, aktivitete kulturore, evente, figura publike dhe histori suksesi që pasqyrojnë zhvillimin dhe progresin profesional të shqiptarëve në Kanada. Me një përvojë të gjatë në komunikim, ajo ka dokumentuar pothuajse çdo ngjarje të rëndësishme të komunitetit në të gjitha provincat kanadeze, duke e kthyer këtë platformë në një referencë të besueshme mediatike.

Në dy vitet e fundit, Blerina Ruka ka sjellë në tregun mediatik një produkt editorial të veçantë – revistën digjitale WHOMAN. Me kopertina të kuruara artistikisht, personazhe të përzgjedhur me kujdes dhe realizime fotografike profesionale nga emra të njohur të industrisë, revista i dedikohet rrëfimeve të karrierës dhe suksesit të protagonistëve të saj. Sot, WHOMAN është një revistë prestigjioze me publikim mujor, e cila shtrihet përtej Amerikës së Veriut, duke arritur audiencë edhe në Evropë dhe duke u pozicionuar si një platformë e rëndësishme edhe në fushën e marrëdhënieve me publikun (PR) ndërkombëtar.

Paralelisht me aktivitetin mediatik, prej vitit të kaluar Blerina mban pozicionin e Drejtores së Komunikimit pranë “The Artistè Foundation”, një fondacion shqiptaro-kanadez me shtrirje globale, i themeluar nga Arta Rexhepi. Ky organizim synon fuqizimin e grave, refugjatëve, të mbijetuarve dhe të rinjve përmes artit, edukimit dhe ruajtjes së identitetit kulturor.

Fondacioni u lançua në nëntor në Toronto, në një event të mbajtur pranë Konsullatës së Kosovës, ku Blerina, përveç rolit si anëtare bordi, ishte edhe moderatore e mbrëmjes (Master of Ceremonies), duke udhëhequr një aktivitet që bashkoi komunitetin shqiptar dhe u vlerësua për mesazhin dhe vizionin e tij.

Fondacioni Artistè është një organizatë globale artistike dhe humanitare me bazë në Kanada, e dedikuar fuqizimit të grave, refugjatëve, të mbijetuarve dhe të rinjve përmes krijimtarisë, edukimit dhe ruajtjes së kulturës. Në Artistè, festohet fuqia e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit.

Një tjetër moment kulmor në rrugëtimin e saj profesional është roli si moderatore në eventin prestigjioz “25 @ 25”, i zhvilluar në Parlamentin e Kanadasë. Në një mbrëmje të mbushur me emocion, dinjitet dhe krenari kombëtare, në ambientet e ndërtesës Sir John A. Macdonald, u nderuan 25 histori të jashtëzakonshme të komunitetit shqiptar në diasporë.

Mbrëmja e 25 marsit 2026 përfaqësoi më shumë se një ceremony, ishte një afirmim i identitetit dhe një festë e vlerave që bashkojnë komunitetin. Nën moderimin e Blerinës, programi u zhvillua me elegancë dhe ekuilibër, duke ndërthurur solemnitetin me emocionet e thella që përcolli kjo ngjarje. Iniciativa, e ideuar nga Arta Rexhepi dhe Fondacioni Artistè, në partneritet me deputetin kanadez Kyle Seeback, vuri në qendër nderimin e 25 individëve, historitë e të cilëve mishërojnë kurajë, qëndrueshmëri dhe lidership në shoqërinë kanadeze.

Në planin profesional ndërkombëtar, Blerina ka fituar përvojë pranë një prej agjencive më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO). Aktualisht, ajo vazhdon karrierën e saj në industrinë e modës si eksperte në marketingun digjital, duke kombinuar kreativitetin me strategjitë bashkëkohore të komunikimit.

Me një profil që ndërthur median, kulturën, komunikimin dhe angazhimin social, Blerina Ruka përfaqëson një nga figurat më dinamike dhe frymëzuese të diasporës shqiptare në Kanada, duke ndërtuar ura të forta mes identitetit shqiptar dhe skenës ndërkombëtare.

Kyle Seeback Honouring Refugees reception
Ottawa, ONTARIO, on March 25, 2026.
© HOC-CDC, 2026
Credit: Christian Diotte, House of Commons Photo Services

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.