Finnair nis fluturimet direkte Helsinki-Tiranë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nisja e fluturimeve direkte nga kompania ajrore finlandeze Finnair drejt Tiranë shënon një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Finlandë dhe Shqipëri. Ky bashkëpunim konsiderohet një investim fitimprurës për të gjithë operatorët e përfshirë, përfshirë aeroportin e Vantaa dhe Aeroporti i Rinasit, duke sjellë ndikim pozitiv edhe në sektorë të tjerë ekonomikë dhe kulturorë.

Fluturimet direkte pritet të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe të nxisin më tej bashkëpunimin politik, ekonomik dhe socio-kulturor mes dy vendeve.

Me rastin e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike, Konsullja e Përgjithshme e Nderit e Shqipërisë në Finlandë, Liliana Verdha, organizoi më 29 prill 2026 një drekë zyrtare në ambientet e restorantit prestigjioz Salutorget në Helsinki. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të kompanive finlandeze, përfshirë Vaisala, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme finlandeze, ndër ta Miia Lahti dhe Juho Väänänen.

Fluturimi inaugurues u realizua më 30 prill 2026, me një kohëzgjatje prej rreth 3.5 orësh nga Helsinki drejt Tiranës. Avioni ishte i mbushur me udhëtarë nga vende të ndryshme, përfshirë finlandezë, estonezë, britanikë dhe shqiptarë, duke reflektuar interesin e lartë për këtë linjë të re ajrore.

Ndër pasagjerët ishin edhe përfaqësues nga Aeroporti i Rinasit, përfshirë Manjola Kaso dhe Ana Xifaj, si dhe vetë konsullja Liliana Verdha, e cila mori pjesë në këtë fluturim me iniciativën e saj.

Sipas planifikimit, gjatë këtij sezoni Finnair do të operojë dy fluturime në javë, çdo të enjte dhe të diel, nga muaji maj deri më 4 tetor. Operatorët kanë bërë të ditur se, në varësi të kërkesës, ekziston mundësia për shtimin e frekuencës së fluturimeve në të ardhmen.

Kjo linjë e re ajrore pritet të shërbejë si një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve, duke forcuar kontaktet njerëzore dhe duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.