Edicioni i pestë i Konkursit të Krijimtarisë Poetike në Kuçovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Edhe këtë vit, Kuçova u kthye në një qendër të gjallë të krijimtarisë letrare, përmes zhvillimit të konkursit poetik që tashmë është konsoliduar si një traditë e bukur artistike për qytetin. Për rreth një muaj, poetët kuçovarë dhe bashkatdhetarë nga diaspora sollën përpara lexuesit krijimet e tyre, duke krijuar një hapësirë të pasur komunikimi, reflektimi dhe ndjeshmërie artistike.

Ky aktivitet nuk ishte thjesht një garë letrare, por një festë e vërtetë e fjalës së shkruar, ku publiku pati mundësinë të lexojë, të bisedojë dhe të komentojë krijimet, duke e bërë edhe më të gjallë jetën kulturore të qytetit. Pjesëmarrësit meritojnë vlerësim të veçantë për kontributin e tyre, ndërsa organizatorët dhe juria për seriozitetin dhe kulturën në përzgjedhjen e fituesve.

Me një organizim të suksesshëm, u përmbyll edicioni i pestë i Konkursit të Krijimtarisë Poetike në Kuçova Club, ku morën pjesë 21 konkurues. Ky konkurs, që mban emrin e vajzës kuçovare Leonora Canja, dallon për pjesëmarrjen e gjerë dhe për faktin se bashkon krijues brenda dhe jashtë vendit, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes kulturave dhe përvojave të ndryshme.

Edicioni i këtij viti solli risi si në organizim ashtu edhe në mënyrën e vlerësimit. Në ceremoninë përmbyllëse, secilit prej pjesëmarrësve iu akordua mirënjohje e shoqëruar me motivacion vlerësimi, ndërsa fituesit u nderuan edhe me çmime monetare, bazuar në vendimin e një jurie profesioniste.

Një rol thelbësor në realizimin dhe vazhdimësinë e këtij konkursi ka znj. Leonora Canja (Allajbeu), ideatore, organizatore dhe sponsorizuese kryesore e aktivitetit, në bashkëpunim me znj. Mira Zaho Mëhilli.

Edhe pse prej vitit 1973 jeton larg Kuçovës, ajo nuk e ka shkëputur kurrë lidhjen shpirtërore me vendlindjen, duke e kthyer dashurinë për qytetin në mbështetje konkrete për zhvillimin e jetës kulturore.

Çdo vit, përmes përkushtimit dhe sakrificave jo të vogla, znj. Canja siguron organizimin e këtij aktiviteti, duke vënë në dispozicion edhe fonde të krijuara nga puna e saj në emigracion. Ky angazhim përbën një shembull frymëzues të kontributit individual në shërbim të komunitetit dhe meriton vlerësim e mbështetje më të gjerë.

Do të ishte e udhës që edhe institucionet vendore të gjejnë forma konkrete për të përkrahur iniciativa të tilla, të cilat jo vetëm pasurojnë jetën artistike dhe kulturore të Kuçovës, por edhe frymëzojnë breza të rinj krijuesish.

Konkursi i Krijimtarisë Poetike në Kuçovë është sot më shumë se një aktivitet vjetor — ai është një dëshmi e gjallë e dashurisë për letërsinë, një hapësirë që bashkon, frymëzon dhe i jep identitet kulturor qytetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.