Në kuadër të veprimtarive të Festës së Shën Gjergjit në Chieuti (Foggia), Itali, do të prezantohet një nga botimet më të rëndësishme në fushën e studimeve arbëreshe: “Fjalor i krahasuar i të folmeve arbëreshe të Casalvecchio-s dhe Chieuti-t”, vepër e studiuesit të njohur arbëresh Prof. Mario Massaro.
Ky botim, i publikuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në dhjetor 2025, përbën një kontribut të vyer në ruajtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë gjuhësore arbëreshe. Fillimisht i botuar në vitin 2010 në gjuhën italiane, fjalori përmban rreth 3.500 zëra leksikografikë dhe paraqitet si një fjalor krahasues dydrejtimësh arbërisht-italisht dhe italisht-arbërisht, duke sjellë në fokus dy nga të folmet më të rëndësishme arbëreshe të Puljes.
Vepra është pjesë e nënkolanës kryesore “Thesaurus”, një projekt botues i nisur nga QSPA që prej vitit 2020, me synim promovimin dhe ruajtjen e identitetit gjuhësor e kulturor arbëresh.
Në këtë aktivitet, QSPA do të përfaqësohet nga Drejtoresha Ekzekutive Prof. Diana Kastrati dhe studiuesja Dr. Vilma Proko, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional me komunitetet arbëreshe në funksion të çështjes arbërore.
Ky fjalor synon të shërbejë si një burim i rëndësishëm për studiuesit e albanologjisë, studentët e gjuhës dhe letërsisë shqipe, si dhe për të gjithë ata që kërkojnë të njohin pasurinë leksikore dhe kulturën e trashëguar të arbëreshëve.
Prof. Mario Massaro, një figurë e shquar e botës arbëreshe, ka një kontribut të gjatë në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së komunitetit të tij. Ish-mësues letërsie dhe tre herë kryetar i Komunës së Chieuti-t, ai është autor i disa veprave të rëndësishme, përfshirë studime gjuhësore, abetare dhe botime historike mbi komunitetet arbëreshe. Massaro është gjithashtu themelues i shoqatës kulturore “Gjaku i shprishur” dhe organizator aktiv i veprimtarive folklorike që promovojnë identitetin arbëresh në Itali.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.