Zyra Konsullore e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Londër do të zhvillojë një mision dyditor në Dublin, Irlandë, më 22 dhe 23 maj 2026, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë me shërbime konsullore.
Gjatë këtyre dy ditëve, komuniteti shqiptar në Irlandë do të ketë mundësi të përfitojë nga shërbime të rëndësishme si aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë, aplikimi për prokurë të posaçme, leje kalimi, si dhe pajisja me vërtetime të ndryshme.
Autoritetet konsullore bëjnë të ditur se qytetarët duhet të kryejnë paraprakisht aplikimin online përmes platformës e-Albania. Data e rezervimit në sistem nuk përbën pengesë për marrjen e shërbimit gjatë datave të misionit në Dublin, mjafton që aplikimi të jetë regjistruar në sistem.
Për të siguruar një organizim sa më efikas, pas aplikimit në e-Albania, qytetarët duhet të dërgojnë një email në adresën [email protected], me titullin “DUBLIN”, duke përfshirë emrin e plotë si dhe ditën dhe orën për takim, brenda intervalit 10:00–16:00.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.