Nga Beqir SINA – New York
UNICEF : “Mos i mbani fëmijët peng në institucione”
Sistemi i birësimit të fëmijëve në Shqipëri, vazhdon të tërheqë kritika nga organizata ndërkombëtare dhe burime të besueshme, kryesisht për vonesat burokratike që “mbajnë peng” fëmijët në institucione, në vend që t’u sigurojnë një familje të përhershme sa më shpejt.
UNICEF: “Mos i mbani fëmijët peng në institucione”
Në National Agenda on the Rights of the Child 2021-2026 (dokument zyrtar me mbështetje të UNICEF Albania), theksohet qartë:
“Pavarësisht ndryshimeve në Kodin e Familjes në lidhje me birësimet, ende duhet punë për ta bërë mekanizmin e deklarimit të braktisjes funksional, për të siguruar interesin më të mirë të fëmijës dhe për të mos i mbajtur fëmijët ‘peng’ në institucione sociale derisa të mbushin moshën madhore, pa i kthyer ata në familjen biologjike ose pa i vendosur në një familje birësuese(adoptimi).
UNICEF Albania në raportet e monitorimit të 2025 thekson nevojën për kalim më të shpejtë nga kujdesi institucional në kujdes familjar (foster care) dhe birësim.
Deinstitucionalizimi po ecën ngadalë, ndërsa qindra fëmijë kalojnë vite të tëra në institucione.
Në Shqipëri, raporti i KLSH (2024-2025) ka bërë jehona ndërkombëtare. Mbasi auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2024, i cituar gjerësisht në 2025, zbuloi mangësi serioze.
Vlerësim jo i plotë i aplikantëve për birësim (kriteret për moshë, stabilitet ekonomik dhe marrëdhënie familjare të paqarta).
Monitorim i dobët gjatë periudhës së provës pas birësimit.
Mungesë mbështetjeje për familjet birësuese.
9 nga 42 birësime ndërkombëtare (2019-2024) të kryera me shkelje (agjenci pa licencë ose pa mbikëqyrje).
Ky raport u pasqyrua gjerësisht nga Citizens.al (maj 2025) në artikullin “Adoption in Albania:
The system that ‘holds’ abandoned children hostage”, ku avokatë dhe ekspertë si Gentjan Sejrani dhe Altin Hazizaj (CRCA Albania) kritikojnë se ligji shqiptar nuk përputhet plotësisht me standardet e BE-së.
Burime të tjera prestigjoze si US State Department dhe raporte të përgjithshme të të drejtave të njeriut, thuhet se nuk kanë një raport specifik për birësimin në 2025-2026, por theksojnë problemet e përgjithshme të mbrojtjes së fëmijëve në institucione dhe nevojën për deinstitucionalizim më efektiv.
Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, në vëzhgimet e mëparshme ka shprehur shqetësime për vonesat në procedurat e braktisjes dhe aksesin në birësim, duke rekomanduar reforma për të vënë interesin e fëmijës mbi burokracinë.
Media shqiptare e pavarur (Citizens.al, BalkanWeb etj.) kanë qenë burimi kryesor që ka bërë jehonë ndërkombëtare të këtyre kritikave në 2025.
Organizatat ndërkombëtare si UNICEF nuk e kritikojnë Shqipërinë për mungesë vullneti, por për zbatim të dobët të ligjeve ekzistuese. Problemi kryesor sipas tyre mbetet, se fëmijët humbasin vite të çmuara në institucione sepse deklarimi i braktisjes dhe procesi i birësimit janë tepër të ngadaltë.
Ekspertët rekomandojnë thjeshtimin e procedurave, krijimin e një sistemi të fortë foster care dhe monitorim real pas birësimit.