Britani/ Gati dokumentat për aplikimet deri më 10 prill

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasada shqiptare në Britani njofton qytetarët se pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit për të gjithë aplikimet e përfunduara deri më 10 prill (me marrjen e shenjave të gishtave dhe fotografisë) tashmë kanë mbërritur dhe janë gati për t’u tërhequr.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja e dokumenteve bëhet pranë konsullatës nga e hëna në të premte, në orarin 09:00 – 16:00. Qytetarët duhet të paraqiten personalisht dhe të kenë me vete kuponin e aplikimit për të kryer tërheqjen.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se për qytetarët që kanë dorëzuar zarfin e parapaguar gjatë procesit të aplikimit, këto dërgesa janë dorëzuar në zyrën postare ditën e premte në orën 16:00 dhe janë në proces shpërndarjeje në adresat përkatëse.

Ambasada rikujton se të gjitha kartat e identitetit të dërguara me postë mbërrijnë të paaktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren për shërbime bankare në Shqipëri derisa të kryhet aktivizimi i tyre sipas procedurave përkatëse

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.