Rita Petro prezantohet në Bukuresht me “Lindur së prapthi” në rumanisht

E martë, 17 Nëntor, 2026

Liga e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) organizoi në ambientet e Biblioteca Națională a României një aktivitet të veçantë kushtuar shkrimtares shqiptare Rita Petro, e shpallur “Poete Laureate” e Shqipërisë për periudhën 2025–2027.

Në aktivitet u prezantua romani “Lindur së prapthi”, i përkthyer nga dr. Luan Topciu dhe i botuar nga Shtëpia Botuese Omnium, partnere në organizimin e mbrëmjes.
Në mbrëmjen poetike u interpretuan poezi të poetëve bashkëkohorë shqiptarë, përzgjedhur nga Antologjia poetike e përgatitur dhe e përkthyer nga Luan Topçiu.

Për krijimtarinë dhe angazhimin publik të autores folën kryetari i ALAR-it, dr. Radu Săvulescu, përkthyesi dhe studiuesi dr. Luan Topciu, si dhe shkrimtari dhe kritiku letrar Marius Chelaru, duke vlerësuar kontributin e Rita Petros në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

Në fjalën e saj, autorja falënderoi organizatorët dhe bashkëpunëtorët, ndërsa iu përgjigj pyetjeve mbi librin e saj më të ri dhe mbi përfshirjen në debatet kulturore dhe sociale në Shqipëri. Dialogu u moderua nga Radu Săvulescu.

Mbrëmja u pasurua me një recital të poezisë shqipe në përkthim në gjuhën rumune, interpretuar nga aktorja Antoaneta Cojocaru, si dhe me një recital muzikor nga violonçelisti dhe dirigjenti Bogdan Postolache, me vepra të Johann Sebastian Bach.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.