Vaxhid Sejdiu nderohet me “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, aktivisti dhe atdhetari Vaxhid Sejdiu, është nderuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në kuadër të Samitit të Diasporës, për kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Gjatë ceremonisë së vlerësimit, Sejdiu falënderoi institucionet shtetërore dhe organizatorët e samitit, duke e cilësuar çmimin si një njohje të punës shumëvjeçare në mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe angazhimin me komunitetin shqiptar në Zvicër.

Ai u shpreh se vlerësimi përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe një inkurajim për të gjithë ata që punojnë në fushën e edukimit dhe ruajtjes së identitetit kulturor shqiptar në diasporë.

Sejdiu theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, duke nënvizuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të mësimit të gjuhës shqipe dhe lidhjeve me institucionet në Shqipëri.

Fjala e plotë në ceremoninë e marrjes së çmimit

Faleminderit, Z. President. Faleminderit, Z. Kryeministër. Faleminderit, përfaqësues të institucioneve. Faleminderit, anëtarë. Jam i kënaqur që në këtë rast të veçantë, dhe sigurisht që jam i emocionuar të them disa fjalë, është një moment i veçantë kur institucionet tona mbështesin dhe vlerësojnë punën që kemi bërë. Dhe sigurisht, pas një pune të palodhur dhe sakrifice gjatë viteve, kjo njohje është një njohje që vjen nga shteti ynë, dhe është respekti më i madh. Por përveç kësaj, kam një mesazh për të gjithë kolegët e mi, të cilët kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë, të punojnë së bashku për t’i shërbyer kulturës dhe identitetit të vendit. Ne po punojmë për zhvillimin e të drejtave të popullit të Shqipërisë, kudo që jemi dhe ku po shkojmë, sepse vetëm në këtë mënyrë bëjmë veten dhe të tjerët që takojmë. Por mbi të gjitha, le të hedhim një vështrim në historinë tonë kombëtare, le të hedhim një vështrim në historinë e arbëreshëve, të cilët, edhe pse u larguan pesë shekuj më parë, në të njëjtën mënyrë, kanë punuar dhe punuar për të rikthyer Shqipërinë dhe kulturën kombëtare. Në këtë mënyrë, ju falënderoj shumë, z. Kryeministër, për përgjegjësinë tuaj

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi përfaqësues të diasporës shqiptare nga vende të ndryshme të botës, duke vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe forcimin e lidhjeve me atdheun.

Kush është Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu, ka lindur më 1961, në Kumanovë, Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kumanovë. Studimet i kreu në Fakultetin Filozofik (sot Filologjik), në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Më 1985 u nderua me mirënjohjen “Student i dalluar” i Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2006 mbrojti temën e magjistraturës, me titull “Poema e sotme shqipe me temë historike” dhe në vitin 2014 temën e doktoratës “Vepra letrare e Din Mehmetit”. Gjatë viteve 1986 – 1988 punoi si prof. i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Vëllazërimi” (sot “Naim Frashëri”) në Kumanovë.

Më 1989 emigroi në Zvicër, duke u vendosur në Walenstadt SG. Më 1999 – 2008 punoi si mësues në shkollën zvicerane në Flums. Dha një kontribut të çmueshëm në organizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe aktiviteteve në shërbim të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe çlirim kombëtar.

Në vitin 2001 u emërua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kryetar i Fondit “Liria Kombëtare” për Zvicër. Për kontribut të veçantë në luftën për çlirimin e Kosovës u nderua me mirënjohje. Më 1999 u zgjodh kryetar i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” për Kantonin e St. Gallenit dhe nga viti 2003-2019 kryetar i Këshillit të Arsimtarëve. Për punën në procesin mësimor u nderua nga Ministria e Arsimit e R. së Kosovës, kurse për kontributin në “Promovimin e Vlerave te Kombit Shqiptar në Botë” u nderua me mirënjohje nga Ambasada e R. së Shqipërisë në Zvicër. Në vitin 2019, u caktua koordinator nga Ambasada Shqiptare në Zvicër, për organizimin e Shkollave Shqipe.

Falë përkushtimit dhe angazhimit të tij, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Vaxhid Sejdiu me punë vetëmohuese ka mundësuar që vetëm gjatë 3-4 viteve të fundit të hapë dyert për mësimin e gjuhës shqipe në dhjetëra e dhjetëra shkolla në mbarë Zvicrën.

Ka arritur të botoj një numër të konsiderueshëm të poezive dhe shkrimeve publicistike në periodikun e kohës. Është bashkautor i librave “Kumanova për flamur” dhe “Shqiptarët në rajonin e Sarganserlandit”.

Kurse në vitin 2021 ka botuar librin “Shkolla shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar”.

Vaxhid Sejdiu është model i profesionistit të dedikuar në misionin e tij fisnik, ku përmes gjuhës shqipe frymëzon brezat e ardhshëm me ndjenjat e përkatësisë duke i transmetuar traditën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, si pjesë e identitetit të tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.