Drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo: Diaspora urë bashkëpunimi për shëndetësinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Anxhela Paparizo, e ftuar në panelin “Diaspora dhe sistemi shëndetësor” në Samitin e Diasporës ku u ndal te roli i diasporës shqiptare dhe bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë.

Në fjalën e saj, Paparizo vlerësoi kontributin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke e cilësuar diasporën si një urë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Ajo theksoi gjithashtu punën e stafit mjekësor dhe administrativ të QSUT, duke nënvizuar angazhimin e përditshëm të tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Sipas saj, në QSUT punojnë rreth 3.150 punonjës, përfshirë mjekë, infermierë, teknikë, sanitarë dhe staf administrativ, të organizuar në 42 shërbime, të cilët, siç u shpreh ajo, mbajnë peshën kryesore të funksionimit të institucionit.

“Po punojmë shumë që QSUT të përmirësohet, kuptohet në bashkëpunim të vazhdueshëm me ministrinë e Shëndetësisë Gjej rastin të falënderoj të gjithë mjekët të cilët janë heronjtë e QSUT-së Është një kompleks i madh të cilin po përpiqemi ta zgjidhim në bashkëpunim me Ministrinë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë se si ti drejtohemi sa më mirë situatës”, tha ajo.

Paparizo shtoi se po punohet për përmirësimin e mëtejshëm të funksionimit të QSUT-së, po në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, me fokus rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe menaxhimit të institucionit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.